• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

by A R
28/04/2026 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon me kontrollet në kantiere ndërtimi në disa qytete të vendit. Sipas njoftimit më të fundit zyrtar, mësohet se janë ndëshkuar me gjoba dhe vendime për pezullim punimesh plot 65 subjekte. Kjo, si rezultat i shkeljeve të konstatuara gjatë inspektimeve.

Në Tiranë janë verifikuar gjithsej 219 objekte ndërtimi, nga të cilat 41 janë me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe 178 me leje nga njësitë vendore. Pas rikontrollit, në 45 kantiere janë konstatuar mungesa të masave të sigurisë, duke sjellë masa administrative dhe pezullim punimesh.

Në zonën e Golemit, janë inspektuar 73 subjekte ndërtimi. Pas verifikimeve, 8 prej tyre janë ndëshkuar me gjobë dhe pezullim punimesh për shkelje të konstatuara.

Kontrollet janë shtrirë edhe në jug të vendit. Në Vlorë janë inspektuar 32 objekte, ku në 12 raste janë vendosur masa ndëshkuese. Ndërkohë, në Himarë janë identifikuar 71 subjekte me leje të miratuara, nga të cilat deri tani janë inspektuar 14.

IKMT bën të ditur se procesi i verifikimeve do të vijojë edhe në Durrës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse si AZHT dhe IMT-të vendore.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, sidomos vitet e fundit, është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë. “Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu ka paralajmëruar më herët kryeinspektor i IKMT-së, Afrim Qëndro.

Aksioni për të kontrolluar çdo kantier në kuadër të sigurisë teknike po kryhet prej muajsh nga IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtje së Territorit), AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit), inspektoriati i Tiranës dhe policia bashkiake.

Next Post
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Ervin Mata do ekstradohet në Shqipëri”/ Karamuço: Largimi i tij jashtë vendit, para zhdukjes së Martinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In