• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Tirana në Çikago: Si ia dola të bëhem sipërmarrëse, aktiviste e shkrimtare në SHBA! Më ndihmoi kongresmenia të marr dokumentet

by Java News
06/10/2023 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirela Kanini, sot sipërmarrëse, shkrimtare, kontributore për komunitetin shqiptar, u largua nga Shqipëria në 1996 dhe që nga ky vit jeton në Çikago ku ka ngritur edhe kompaninë e saj, një institut bukurie. Zonja Kanini erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të treguar historinë e jetës së saj, si iku nga Tirana në ‘96-ën, vështirësitë kur shkoi në SHBA sepse iu deshën 15 vjet për të marrë dokumentet dhe si u bë sipërmarrëse dhe shkrimtare.

“Unë kam ikur në Amerikë në 1996-ën. Edhe pse kishim një jetë të stabilizuar në Tiranë, kemi qenë të detyruar të ikim sepse na kërcënonin. Bashkëshorti im kishte nisur një biznes atëherë dhe u bëmë target për gjoba. U bë e frikshme jetesa sepse ai udhëtonte shpesh jashtë Shqipërisë dhe unë isha vetëm. Familja ime kishte pak kohë që kishte ikur në Amerikë. Ne ikëm për ta provuar, jo për të qëndruar.

Sepse Amerika gjithmonë më është dukur vend shumë i largët dhe nuk e mendoja jetesën atje. Ikëm me vizë turistike dhe pas disa muajsh ndodhi 1997-ta dhe i vuri vulën gjithçka. Ishte fati ynë që u gjendëm atje. Nëse në 1996-ën ishim pre kërcënimesh, në 1997-ën do ishim targeti kryesor. Tani jetën në Shqipëri e shikoj me syrin që e lashë, me njerëz të mirë, gjej shqiptarë të mirë.

Ngaqë ikëm me vizë turistike, na mori shumë kohë për të marrë dokumentet. M’u deshën 15 vjet që të bëhesha me dokumente amerikane. Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri pas 17 vjetësh. Puna që gjeta sa erdha në Amerikë, më ndihmoi edhe të ngre kompaninë që kam sot. Një menaxhere polake më mori në punë edhe pse isha pa letra.

Pata fatin e mirë që u angazhova dhe u ngrita në karrierë. Kompania ishte si institut bukurie dhe kishte sallonet e veta. Ishte njohja e parë në këtë industri dhe më vonë e ktheva në një profesion. Në momentin që kisha arritur gjithë këto arritje, na thanë të kthehemi në Shqipëri se kishim humbur intervistën. Unë fola me një zonjë nga Kongresi Amerikan dhe për 2 javë na solli dokumentet.”, u shpreh zonja Kanini.

Si më ndihmoi kongresmenia të marr dokumentet amerikane!

Sipërmarrësja dhe shkrimtarja Mirela Kanini tregoi për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTv vështirësitë që hasi kur shkoi në 1996-ën në SHBA me vizë turistike. Zonja Kanini rrëfen se ikën nga Tirana në Çikago se ishin të detyruar. Pastaj erdhi 1997-ta dhe i vuri vulën qëndrimit të tyre në SHBA edhe pse iu deshën 15 vjet që të marrë dokumentet. Ajo tregon se kur ishte në një moment të mirë të karrierës i thanë se duhej të largohej nga SHBA-ja pasi kishte humbur intervistën. Zonja Kanini shkoi te një kongresmene dhe për dy javë ajo i pajisi me dokumentet amerikane.

“Ne ikëm me vizë turistike dhe na mori shumë kohë për të marrë dokumentet. M’u deshën 15 vjet që të bëhesha me dokumente amerikane. Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri pas 17 vjetësh. Puna që gjeta sa erdha në Amerikë, më ndihmoi edhe të ngre kompaninë që kam sot. Një menaxhere polake më mori në punë edhe pse isha pa letra. Pata fatin e mirë që u angazhova dhe u ngrita në karrierë. Kompania ishte si institut bukurie dhe kishte sallonet e veta. Ishte njohja e parë në këtë industri dhe më vonë e ktheva në një profesion. Në momentin që kisha arritur gjithë këto arritje, na thanë të kthehemi në Shqipëri se kishim humbur intervistën. Unë fola me një zonjë nga Kongresi Amerikan dhe për 2 javë na solli dokumentet.”, u shpreh zonja Kanini./m.j

Next Post
Komandanti i KFOR-it: Situata në veri të Kosovës mbetët e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri të Kosovës mbetët e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com