• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga tetori pensionet indeksohen 4.1%, ja sa pensionistë do të përfitojnë! Zbardhen detajet

by S T
14/09/2024 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Ideksimi do të jetë 4.1% me një efekt në buxhet prej 1.7 miliradë lekë deri në fund të vitit.

Këshilli Administrativ i ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të projekt VKM “Për indeksimin e pensioneve”.

Projekt VKM që do dërgohet në Qeveri, parashikon:

Indeksimin, në masën 4.1%

Indeksimi i pensioneve sipas këtij projektvendimi ka për qëllim që të mbajë në nivel real masën e pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale, duke i përshtatur me efektet e rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit për shportën e pensionistëve.

Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen të shtohen në masën 4.1 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi, bazuar në përllogaritjen zyrtare të INSTAT që është institucioni përgjegjës për deklarimin e indeksit të çmimeve të shportës së mallrave e shërbimeve për pensionistet.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024. Nga të cilët 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 janë pensione nga programe të veçanta të qeverisë, skema suplementare apo trajtime të veçanta.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, për 3 muajt e fundit të vitit 2024, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH.

Projekt VKM pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024!/Monitor

Next Post
Punëtori vdiq pasi ra nga lartësia e pallatit te Liqeni i Thatë, arrestohet 58-vjeçari

E bujshme! Gjykata shpall fajtor këngëtarin e mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Qeveri pa dinjitet kombëtar! Qeveri pa turp! Qeveri gangsterë me shtresën më vulnerabël të shoqërisë…që i fali Shqipërisë :Rininë,forcën,energjinë,bukurinë,fisnikërinë duke punuar për t’a zhvilluar atdheun e 98% të analfabetëve në një vend ku analfabetizmi deri në moshën 40vjeç u zhduk…Rinia e hekurudhave,e aksioneve pa fund për rindërtimin,për ndërtimin e veprave madhore: Hidrocentrale,Uzina, fabrika,kombinati,rrugë,qyteza,qytete të reja…Çdo gjë u ndërtua nga mundi dhe djersa jonë fisnike ..Po sot?! Një Krimministër aventurier,hajdut, kriminel..këtë shtresë të nderuar e të respektuar në breza,i jep lëmoshë…kurse rrogën e Tij,ky faqezi e trefishoi,të presidentit e dyfishoi,të deputetëve hajdutë dhe imorale i rriti…kishte qesja para për maskarenjtë…por s’kishte Babloki kriminel për pensionistët e varfër që nuk e blejnë dot një kile domate në ditë,apo një kile rrush në javë..
    Turp..
    Turp…Po të ishte gjallë Brehti do të thoshte “Kush do t’a zhdukë këtë kolerës” që ka që më 1998 në pushtet dhe ka sharë Enver hoxhën ky?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In