• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga terapia e antitrupave tek Remdesivir/ Ky është mjekimi që po merr Trump pas infektimit me COVID

by Java News
06/10/2020 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista e ilaçeve që Presidenti Donald Trump po merr për të trajtuar infeksionin me koronavirus varion nga ilaçet eksperimentale tek ato pa recetën e mjekut. Më poshtë janë katër më të rëndësishmet.

Terapia e antitrupave

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Trump mori një trajtim me antitrupa të premten. Këto proteina që bllokojnë mikrobet, synojnë të parandalojë hyrjen e koronavirusit në qeliza për të shkaktuar infeksionin. Sistemi ynë imunitar normalisht krijon natyrshëm antitrupa, por mund të duhen javë përpara se ato të shfaqen në përgjigje të një infeksioni të ri siç është koronavirusi. Injektimi i antitrupave të krijuara në laboratorë ofron një mënyrë të shpejtë të përgjigjes.

Kompania farmaceutike Regeneron prodhoi përzierjen e dyfishtë me antitrupa që mori presidenti Trump. Terapia është eksperimentale dhe nuk është miratuar nga Administrata amerikane për Ushqimet dhe Ilaçet. Presidenti Trump e mori atë përmes një programi të veçantë, që kompania Regeneron thotë se “është për pacientët në gjendje serioze ose të rrezikshme për jetën që nuk kanë ndonjë mundësi tjetër trajtimi me shanse për sukses”.

Produkti është një nga dy terapitë me antitrupa që po kalojnë në provat e fundit klinike. Si kompania Regeneron edhe kompania Eli Lilly që prodhon terapinë tjetër, njoftuan kohët e fundit rezultate premtuese në njoftimet për shtyp por të dhënat e tyre nuk janë shqyrtuar nga ekspertë të pavarur.

“Mendoj se është një terapi premtuese por nuk është e provuar ende”, tha Rajesh Gandhi, mjek i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets dhe Departamentin e Mjekësisë në Harvard. Doktor Gandhi ndihmoi në hartimin e udhëzimeve për trajtimin e COVID-19 për Instututitin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Shoqatën e Sëmundjeve Infektive.

Remdesivir

Ndërsa terapia me antitrupa është duke u testuar për pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes, presidenti Trump mori një ilaç antiviral të shtunën që normalisht u jepet pacientëve në gjendje të përkeqësuar dhe i cili fillimisht u krijua për të trajtuar një sëmundje tjetër virale, Ebolën. Niveli i oksigjenit të presidentit Trump ra në disa raste të shtunën nën kufirin normal.

“Kjo është pika ku ilaçi remdesivir luan rolin kryesor,” tha zoti Gandhi.

Prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead, remdesivir është ilaçi i parë për trajtimin e koronavirusit që mori miratimin për përdorim emergjent nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet.

Ilaçi vepron duke ndërhyrë në mënyrën sesi virusi reagon për të prodhuar kopjet e tij gjenetike.

Megjithatë ai nuk është një ilaç që e shëron sëmundjen. Nuk është provuar për shembull se remdesivir-i ul rrezikun e vdekshmërisë. Sipas një studimi, ai shkurton kohën e qëndrimit në spital. Një studim tjetër zbuloi se pacientët që morën ilaçin remdesivir ishin në gjendje më të mirë sesa ata që u trajtuan me placebo, por jo shumë më mirë.

Rezervat e ilaçit janë përmirësuar që nga pranvera tha zoti Gandhi dhe kompania po shton prodhimin.

Deksametazoni

Fakti që presidentit Trump iu dha deksametazon sugjeron që të paktën në një moment gjendja e tij ka qënë e rëndë.

“Në gjendje të lehtë të sëmundjes, ne nuk japim deksametazon sepse nuk ndihmon njerëzit që nuk po marrin oksigjen shtesë dhe ilaçi me të vërtetë mund të jetë i dëmshëm”, tha doctor Gandhi.

Steroidi i disponueshëm gjerësisht dhe me çmim të lirë, nuk vepron mbi vetë virusin, por në vend të kësaj trajton efektet anësore të shkaktuara nga reagimi i trupit ndaj virusit.

“Organizmi reagon me ënjtje sepse përpiqet të luftojë kundër virusit,” tha doctor Gandhi. “por ndonjëherë mund të çojë në funksionim të dobët të mushkërive. Një studim tregon se ky ilaç ul vdekshmërinë nga virusi në gati një të tretën e pacientëve që janë vendosur në respiratorë dhe 18% në pacientët që marrin oksigjen shtesë. Ilaçi megjithatë, nuk ka treguar shenja se ndihmon njerëzit që kanë simptoma të lehta të sëmundjes.

Famotidina

Presidenti Trump mori gjithashtu ilaçin që përdoret gjerësisht kundër aciditetit në stomak dhe që mund të merret pa recetën e mjekut. Ai mban emrin e markës Pepcid, por arsyeja e përdorimit të tij është e paqartë.

Nuk është e pazakontë që një pacient që shtrohet në spital të marrë këtë ilaç tha zoti Gandhi.”Është një periudhë stresuese dhe njerëzit kanë djegie stomaku po simptoma të tjera”, theksoi mjeku.

Nga ana tjetër, “pak muaj më parë, njerëzit po mendonin nëse famotidina mund të luajë rol në trajtimin e COVID-19,” shtoi zoti Gandhi. “Por provat ende mungojnë.”

Në të kaluarën presidenti Trump ka mbështetur trajtime eksperimentale, duke përfshirë hidroksiklorokinën, ilaçin kundër malaries. Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit përfundoi më herët pasi nuk gjeti përfitime nga marrja e ilaçit. Famotidina nuk është “një ilaç i dëmshëm. Mund të shkoj e ta marr në farmaci,” tha zoti Gandhi. “Por nuk e dimë nëse funksionon”.

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Ja parashikimi i yjeve për ju/ Horoskopi 6 Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com