• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga tensionet te “Zgjedhorja”, çfarë bëri dhe çfarë la pa bërë Parlamenti?

by S T
03/08/2024 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për t’i betonuar pushtetin kryetarëve të partive për të përcaktuar shumicën e deputetëve të ardhshëm, ende pa u zhvilluar zgjedhjet, politikës nuk iu desh shumë. Për pak javë ujdia për votimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor u arrit, por Partisë Socialiste dhe Demokratike nuk i mjaftuan jo një por dy vite për të bërë reformën elektorale.

Edhe pasi u kapërcye pengesa e “vulës” dy partitë e mëdha e mbyllën grupin e dialogut vetëm me marrëveshjen për votën e diasporës dhe herësin, duke anashkaluar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe kërkesat e vetë politikës.

Kjo nuk ishte e vetmja detyrë e pabërë e parlamentit tanimë me pushime. Zvarritja e procedurave dhe mungesës së dakordësisë politike u bë shkak për mos-zevëndësimin e dy anëtarëve në institucionet e drejtësisë.

Naureda Llagami me mandat të përfunduar që në dhjetorin e një viti më parë vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Prej majit vakant mbetet edhe vendi i drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Alfred Balla u përjashtua nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelit.

Dështim i parlamentit për të zgjedhur në kohë drejtuesit e institucioneve të pavaruara me mandat të përfunduar është edhe ai për avokatin e popullit.

Prej më shumë se dy vitesh Erinda Ballanca vazhdon të jetë avokatja e popullit në detyrë. Shtatë kandidatë janë në garë prej verës së 2023-it. Ata kanë kaluar të gjithë filtrat e kuvendit por vazhdojnë të presin për t’u votuar në seancë plenare.

Për rritjen e rrogave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese qeveria dështoi dy herë për të bërë 84 vota. Projektligji kundërshtohet nga opozita dhe socialistët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Për nga volumi i punës që kanë ata e e quajnë të pajustifikuar rritjen e rrogave të “kushtetueses”.

Dy komisionet e posaçme ai kundër korrupsionit dhe keqinformimit e mbyllën një pjesë të veprimtarisë së tyre vetëm me vendimet e miratura nga socialistët. Opozita i bojkotoi.

Me nisjen e parlamentit në shtator mbetet për tu parë nëse mazhoranca do t’i çojë e vetme këto dy nisma apo Partia Demokratike do të ndryshojë qëndrim dhe do t’i bashkohet qeverisë për të ri-reformuar drejtësinë në prballjen e saj me korrupsionin shtetëror.

Next Post
Tabaku: Qeveria tu kthejë 10 milion euro profesionistëve të lirë, ua mori padrejtësisht

Tabaku: Qeveria tu kthejë 10 milion euro profesionistëve të lirë, ua mori padrejtësisht

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Parlamenti qesharak,beri nji mut sa nji mal,e mutin tjeter do ta bejne shtatore,mashtruesit e hajdute tjane bere bashke,kundra popullit.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In