• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga do të na vijë zgjidhja?

by Ilir Yzeiri
20/03/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ilir Yzeiri/ 

Askush nuk e parashikon dot se si mund të zgjidhet katrahura e bllokimit politik në vend. PD-ja ka mbetur brenda dhe Çadra i doli si ajo fjala e urtë « jep një lek e hyn në valle, jep 100 e nuk del dot ». PS-ja dhe Edi Rama thonë me gjysmë zëri se Vetingu do të realizohet dhe zgjedhjet do të mbahen në afat. Ilir Meta, që duket se ka marrë rolin kryesor në këtë maskaradë, sillet si bipolar, i pëlqen martesa e dytë me Ramën, po e joshin edhe kujtimet me burrin e parë, me Berishën dhe ditën bëhet serioz e hiqet si i shqetësuar për fatin e familjes me burrin e dytë dhe natën sheh nga penxherja se çfarë bën burri i parë dhe, nën avujt e kujtimeve të martesës së parë, fërkon duart kur mendon se burri i parë po ia nxin jetën burrit të dytë. Mirëpo nata bie shpejt dhe vjen dita tjetër. Ilir Metës i duhet të shkojë në punë dhe, për fat të keq, dritarët e punës bien mbi shtëpinë ku është transferuar tani në fund burri i parë. Në katin e poshtëm rri ai, burri i parë, energjik, gjysmë i çmendur, por joshës, në katin më sipër rri burri tjetër ky i tanishmi, nursëz, pak karagjoz dhe arrogant.

***

Përtej ironisë dhe sarkazmës, situata që është krijuar po na neverit nga dita në ditë dhe po e bën Tiranën një qytet të bezdisshëm dhe e ka kthyer gjithë vendin në një çmendinë. PD-ja dhe Çadra po vertetojnë gjithnjë e më shumë se, ne, shqiptarët, nuk e duam demokracinë. Mua më vejn keq ta shkruaj, por më duket se ka ardhur koha që ta shpallim publikisht se ne nuk jemi komb që qeverisemi me sistemin demokratik. Në këta njëqind e pak vjet që kemi dalë më vete, kemi pasur vetëm dy herë njëlloj ekuilibri qeverisës. Njëherë kur u qeverisëm nga një mbret dhe herën tjetër kur u qeverisëm nga një diktator. Na duhet ta pranojmë përfundimisht se, qoftë mbretin, qoftë diktatorin, i kemi dashur vetë dhe i kemi zgjedhur vetë, sepse ne nuk e duam demokracinë, ne nuk dimë të ndërtojmë institucione që të delegojmë pushtetin tonë dhe këto institucione të na ruajnë balancat e pushteteve, të ndëshkojnë krimin dhe të na sigurojnë barazinë para ligjit. Shqiptarët nuk e pranojnë barazinë para ligjit. Cilido shqiptar shpall se ligji jam unë. Ndërsa protesta e opozitës është kulmi i shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe shkatërrimit të rregullave të lojës.

***

Le t’i marrim gjërat me radhë. Zogu u detyrua të shpallte mbretërinë dhe veten mbret, veç të tjerash, edhe sepse e kishte të vështirë të qeveriste me shqiparët e pabindur që nuk respektonin asnjë rregull e normë demokratike. Ka një episod tragjikomik edhe gjatë qeverisjes së tij që e përmend B. Fisher në librin për të. Zogu sapo ishte bërë kryeministër dhe kishte ardhur në Tiranë pas Kongresit të Lushnjes që e shpalli Tiranën kryeqytet. Aty ku sot është Rruga e Barrikadave Elez Isufi dhe mijëra luftëtarë dibranë kishin bllokuar rrugën dhe nuk shkuleshin që aty, sepse Elez Isufi i kërkonte post në qeveri Zogut. Për muaj të tërë, Tirana ishte si një ishull i vogël. Durrësi jashtë kontrollit, Tirana gjysmë për gjysmë dhe natën vonë kur Zogu dilte nga zyra dhe shetiste në rrugën afër Pallatit Mbretëror, vinin konsujt e ambasadorët e huaj dhe e takonin duke i kërkuar që ta zgjidhë konfliktin me dibranët që i kishin bllokuar rrugën dhe kishin muaj që rrinin aty. Zogu thoshte se nuk mund t’u jap pushtet, sepse ata firmosin me gisht. Metafora e Çadrës nuk është e re, ajo është në konstitucionin psikik të shqiptarëve. Enver Hoxha sapo mori pushtetin e qeverisi këtë vend me dorë të hekurt dhe me gjak. Ai ishte tërësisht fajtor ai? Sot po bëhen gati 27 vjet nga koha kur vendi është futur në sistemin demokratik dhe Shqipëria ka vënë në pikëpyetje gjithçka. Në këto 27  vjet ka bërë një luftë civile të përgjakshme, ka konsoliduar një kastë kriminale të frikshme që kontrollon jetën publike, ka një sistem drejtësie të kalbëzuar e të korruptuar ku gjykatës e banditë bëjnë ligjin, ka krijuar një pabarazi të frikshme sociale dhe ka një klasë politike që, në pjesën dërrmuese, është hajdute dhe e lidhur me krimin. PD-ja me shkatërrimin e rregullave të lojës i jep shkelmin e fundit demokracisë në këtë vend. Aktualisht jemi në atë gjendje që Kushtetuta e parashikon si gjendje lufte, pra PD-ja ka dalë nga sistemi dhe kërkon ta shkatërrojë atë sistem me metodat e luftës dhe me ultimatume. Jemi i vetmi vend në glob që krijojmë konflikte dhe për t’i zgjidhur ato nuk repsektojmë asnjë tekst të shkruar, as Kushtetutë dhe as ligj. PD-ja në këtë rast po krijon precedentin sui generis të panjohur në botë. Sipas këtij precedenti pushteti në Shqipëri nuk ndërrohet nga populli, por nga humori i bandave. Populli shqiptar dhe çdo popull tjetër ka vetëm një pushtet-që është vota. Mirëpo, PD-ja po i vë minat këtij pushteti sepse ndërrimin e pushteteve e kërkon me ultimatume.

***

Për ta përmbyllur. Nëse gjendja në Shqipëri, do të ishte ashtu siç e vizaton PD-ja me monologët e saj, atëhere, ajo duhet të ishte e bindur që më 18 qershor populli do ta rrëzonte këtë qeveri me votë. Alibia e vjedhjes së zgjedhjeve nuk është argument sepse PD-ja ka përfaqësuesit e vet në të gjitha komisionet zgjedhore vendore e rajonale. Kjo protestë mund të kishte kuptim vetëm pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Nëse atëhere PD-ja do të denonconte me fakte vjedhjen e zgjedhjeve, atëhere populli do të ishte në shesh dhe ajo kishte të drejtë të bojkotonte gjithçka. Mirëpo të shkatërrosh sistemin me ultimatume dhe të paragjykosh me insinuata, ky nuk është argument, sepse vetë PD-ja është e paragjykuar si forca politike që i ka shkatërruar zgjedhjet sistematikisht.

Po arbitrat e huaj? OSBE-ja, BE-ja, SHBA? Të gjithë këto institucione PD-ja i ka shpallur armiq. Pra pas 27 vjetësh jemi përsëri në kohën e komunizmit tribal shqiptar. Politikanët kriminelë shqiptarë nuk pyesin më për asnjë arbitër kur është fjala për pushtet. Ndaj Zogu dhe Enver Hoxha nuk kishin faj. Ne, shqiptarët nuk e duam demokracinë.

Next Post
Të rinjtë maqedonas protesta me thirrjet ‘Vdekje për shqiptarët’

Të rinjtë maqedonas protesta me thirrjet 'Vdekje për shqiptarët'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë -

Mediat: SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë!

September 26, 2026
Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

September 26, 2026
Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

September 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com