• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga super-ushtarët tek Inteligjenca Artificiale, si mund ta ndryshojë teknologjia luftën

by A R
26/06/2023 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët kanë bërë një parashikim sesi do të ndryshojë avancimi i teknologjisë luftën në vijim. Sipas tyre, luftërat e së nesërmes nuk do të zhvillohen më me armë bërthamore, por me sulme kibernetike shkatërruese të lëshuara nga kompjuterët kuantikë.

Ish-ushtarë dhe agjentë të inteligjencës kanë folur për “Daily Mail” për të ardhmen e teknologjisë sesi ajo do të ndikojë në zhvillimin e luftërave. Këto ndryshime do të ndodhin nga kompjuterët kuantikë miliona herë më të fuqishëm se ata që përdoren sot deri te robotët, të cilët do t’u japin ushtarëve forcë mbinjerëzore dhe dronët e kontrolluar nga inteligjenca artificiale.

Ushtarë me aftësi mbinjerëzore

Realiteti i shtuar (AR) dhe Realiteti Virtual (VR), kjo teknologji do t’i lejojë ushtarët të shohin përmes dronëve ose pajisjeve të tjera robotike. Adam Seamons, Menaxher i Sigurisë së Informacionit në GRC International Group, tha se teknologjitë si VR janë përdorur tashmë për shumë vite për të trajnuar pilotët e ushtrisë, por edhe drejtuesit e automjeteve të tjera ushtarake të blinduara apo tanket.

“Kombinimi i AR dhe VR do të bëhen thelbësore për trajnimin dhe funksionimin e sistemeve ushtarake në të ardhmen. Pjesa më e madhe e kësaj teknologjie do të mundësohet nga satelitët në orbitën e ulët të Tokës, të cilët ofrojnë internet shumë të shpejtë në fushën e betejës”, tha ai. “Kjo teknologji do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e ushtarëve në fushëbetejë”, shtoi ai.

Kompjuterët kuantikë mund të shkatërrojnë sistemet e bankave me shtypjen e një butoni

Andersen Cheng, Themelues dhe Kryetar Ekzekutiv i Post-Quantum, paralajmëron se kompjuterët kuantikë mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj rrjeteve të energjisë apo sistemit bankar global. Studiuesit janë shprehur se kompjuterët kuantikë, shumë herë më të shpejtë nga ato që përdorim ne sot, mund të thyejnë me lehtësinë më të madhe sistemet mbrojtëse. Kjo lloj teknologjie është tashmë në zhvillim.

“Kompjuterët kuantikë do të jenë miliona herë më të shpejtë se “kompjuterët klasikë”, falë faktit që ata përdorin “qubits”. Ky përmirësim i jashtëzakonshëm do të thotë se ne duhet të jemi gati për këtë përpara se kjo të ndodhë, pasi do të ishte shumë vonë. Po zhvillohet një garë e fshehtë kuantike armësh, për të cilën ne nuk kemi shumë informacion”, tha Cheng.

Avionët e pajisje të tjera do të kontrollohen totalisht nga Inteligjenca Artificiale

Avionët do të veprojnë totalisht të pavarur nga njeriu me anë të inteligjencës artificiale, ka thënë Carlton King, ish-agjent i Shërbimit Sekret Britanik.

“Në momentin që një robot është programuar me inteligjencë artificiale e keni humbur kontrollin mbi të. Tundimi është i madh: “Lëreni një robot t’i bëjë të gjitha”, shtoi ai.

King tha gjithashtu se Amerika dhe Britania aktualisht është duke përdorur dronët, por udhëheqësit ushtarakë mund të tundohen dhe do ta heqin njeriun fare nga ky “ekuacion”, siç e quan ai.

Bioteknologjia dhe nanoteknologjia do t’i bëjë ushtarët më të aftë

Ushtarët e së ardhmes mund të përmirësohen nga bioteknologjia apo edhe nanoteknologjia, të cilat mund t’i mundësojnë atyre t’i mbijetojnë lëndimeve në fushën e betejës, tha Pablo Ballarin Usieto, një këshilltar për sigurinë kibernetike dhe anëtar i Grupit të Punës për Trendet në Zhvillim të ISACA.

Bioteknologjia dhe nanoteknologjia ofrojnë mundësi për zhvillimin e performancës së ushtarëve, përmirësimin e kujdesit mjekësor në fushën e betejës.

“Teknologjia mund të ndryshojë luftërat, por unë mendoj se ajo mund të ndikojë edhe në konfliktet aktuale. Të gjitha këto ndryshime ngrenë shqetësime të mëdha, etike, ligjore apo humanitare. Është e rëndësishme që teknologjia të përdoret për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe për t’iu përmbajtur ligjeve dhe normave ndërkombëtare”, tha ai.

Ekzoskeletoni do të luftojë përkrah androidëve

Ekzoskeletoni, pajisje që mund të vendoset në trupin e njeriut dhe mund t’i shtojë atij fuqinë, dhe dronët autonomë mund të futen në veprim. Gjenerali Robert Cone parashikon se një e katërta forcave amerikane do të jetë robotike deri në vitin 2030, duke e bërë ushtrinë më të vogël, por më vdekjeprurëse.

/a.r

Next Post
Hoqi motrën si trashëgimtare të pronës së babait, habit Përparimi: Na doli si e tepërt!

Hoqi motrën si trashëgimtare të pronës së babait, habit Përparimi: Na doli si e tepërt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In