• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sulmet ndaj Ramës tek turi i takimeve/ Çfarë përfaqëson vrulli frenetik i Metës me dekorata e përqafime

by Java News
21/09/2020 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka nisur një fushatë të fortë me dy anë; njëra me sulm të egër ndaj Edi Ramës dhe tjetri, një vrull eskursionesh, takimesh dhe dekoratash në vende të ndryshme të vendit.

Nëse bëjmë një krahasim, kjo fushatë ngjan fiks me turrin e vitit 2017, kur sapo u zgjodh president i Republikës, nisi një revansh në çdo zone, duke sulmuar ashpër dhe pa kompromis Qeverinë dhe Edi Ramën.

Mitingje, studio televizive, takime në shtëpi e rrugë e rrugica në qytete e fshatra.

I vetmi ndryshim, ishte se nuk kishte dekorata ngaqë nuk ishte betuar ende, por këto fushata ngjajnë. E si rezultat?

LSI-ja arriti të marrë 18 deputetë, duke bërë që opozitës së Lulzim Bashës t’i firojnë 250 mijë vota, ndërkohë që ky i fundit i kishte bërë thirrje votuesve të djathtë që kishin hedhur fletën për LSI-në në zgjëedhjet e 2013, që të “kthehen në shtëpi”.

Edhe tani Meta po synon që të marrë vota opozitarësh të mërzitur me Qeverinë e Edi Ramës, duke krijuar një raport edhe direkt me ta nëpërmjet dekoratave që po i lëshon pa hesap; për të gjallë dhe të vdekur.

Po të shikosh me kujdes dekoratat që ka shpërndarë këtë javë presidenti në Dibër, thuajse të gjithë familjarët e atyre që nuk jetojnë, por edhe ata që kanë marrë dekoratë “live”, janë votues të së djathtës.

E dekoratat presidenciale, nuk është se janë thjesht kanaçe herë pas here, por një pjesë e tyre, janë një stacion për të marrë pension të posaçëm, sidomos nga njerëz të artit, kulturës dhe letërsisë.

Një manovër e përdorur edhe nga presidentët e mëparshëm që kanë dekoruar edhe nga dy herë artistë të njohur, vetëm e vetëm për të rakorduar me hyrjet në fuqi të abdetimeve të ligjeve apo vendimeve për pensionet speciale.

E duke qenë kështu, këto dekorata përbëjnë një shpërblim të rëndësishëm për personin që e merr, dhe duket se strategjia është e qartë. E cila si në Vlorë, Përmet, Dibër, apo zona të tjera do të ndjekë një amplitudë të studiuar për qëllime elektorale.

Në Dibër, ku Meta ka edhe një relacion të afërt, si pasojë e origjinës së bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, familja Meta nuk është se ka një relacion të mirë elektoral, pasi në 2009 Monika dështoi të zgjidhet deputete.

Në një qark me 6 deputetë si Dibra, është e vështirë të imponohet një parti jashtë korpusit PD-PS, por modeli i 2017-ës, ku Reme Lala e PDIU doli duke përdorur ombrellën e fortë të PS-së, natyrisht edhe LSI do të tentojë të kapë një pozicion të tillë.

“Partia e Presidentit” e shpallur publikisht më 2 mars, që e përmend shpesh Meta, ndoshta nuk do të kthehet në listë zyrtare, por synon të grumbullojë sa më shumë kundërshtarë të Qeverisë, që e shohin Metën si “një skifter” karshi Bashës.

E që në fund, tentohet natyrisht që të shkojnë drejt LSI-së, e cila nuk është më partia që të gjen punë, por një dekoratë edhe ta jep…/ Tema

g.kosovari

Next Post
Rama kujton vizitën e Papa Françeskut, poston FOTO me Lindën dhe Zahon: Uroj që shqiponja që keni në flamur…

Rama kujton vizitën e Papa Françeskut, poston FOTO me Lindën dhe Zahon: Uroj që shqiponja që keni në flamur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com