• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga studentët, te 1000 kreditë e buta dhe ujësjellësi i ri, Veliaj prezanton pikat kryesore të buxhetit 2023

by A R
02/11/2022 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur edhe një tur konsultimesh njësi për njësi për prezantimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Në takimin me banorët e Njësisë 1, Veliaj tregoi pikat kryesore në të cilat do të fokusohen investimet dhe shërbimet për këtë zonë.

Kryebashkiaku tha se ky buxhet është buxheti i solidaritetit, i cili do t’u vijë në ndihmë kategorive më të prekura nga kriza e rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

“Kur flas për solidaritetin, i referohem disa shpenzimeve që do t’i çojmë për të ndihmuar familjet në nevojë në këtë situatë krize. Një prej shpenzimeve që ka hyrë në fuqi është ai për studentët, ku aboneja do jetë falas. Pra, çdo student ka mundësinë të udhëtojë me të gjitha linjat e autobusit me kosto zero,” tha ai, duke shtuar se bashkia do të mbulojë edhe gjysmën e kostos së konvikteve për ta.

Veliaj kishte “një këshillë” edhe për kandidatët e opozitës për Bashkinë e Tiranës:

“Unë vërtet do të bëj një fushatë positive, siç kam bërë gjithmonë, pa u marrë fare me kundërshtarët e mi, por kam vetëm një këshillë për të gjithë ata që po garojnë për zgjedhjet e ardhshme lokale: Është shumë mëkat, madje është shumë turp, që në vitin 2022, platforma e gjithë atyre që kam dëgjuar deri tani, që duan të na mundin është: “Nuk jam unë i ardhur në Tiranë!” Çfarë gjuhe është kjo në 2022-in? Diskutohet në vitin 2022 jo “jabanxhiu”, jo “konviktori”! A është kjo gjuha e vitit 2022?”

Kryebashkiaku shtoi se bashkia do të ndihmojë këdo që vjen në këtë qytet dhe e nis nga e para.

“Tirana jonë do t’i ndihmojë të gjithë, edhe ata që sapo kanë zbritur në Tiranë. Nëse Tirana i dha mundësinë të bëhet dikushi Ilir Metës e Sali Berishës, do t’ia japë mundësinë çdo çuni dhe çdo goce që vjen këtu, që do të punojë këtu, që do të studiojë këtu dhe shkofshin edhe më lart e bëfshin gjëra shumë herë më të mëdha e më të mbara se të gjithë ne së bashku,” tha ai.

Duke vijuar me investimet në kryeqytet, Veliaj nënvizoi se duke nisur nga ky muaj, nis transformimi i çdo njësie të Tiranës.

“Vendimi që ka marrë Bashkia e Tiranës, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, është që ne të çojmë të gjitha fondet e pashpenzuara nga kriza për rehabilitimin, urbanizimin, asfaltimin, ndriçimin dhe shtrimin e çdo rruge të çdo njësie të Tiranës. E kemi hapur garën dhe në datën 13 nëntor në çdo njësi do shkojë kompania fituese për t’u siguruar që në çdo vend ku nuk kemi vënë ende dorë – asfalt, ndriçim, sinjalistikë – ne ta kryejmë brenda këtij viti, me këtë buxhet të ri dhe me këtë garë që ka realizuar Bashkia e Tiranës,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha gjithashtu se bashkia do të ndihmojë edhe të gjitha familjet e reja me programin e kredive të buta.

“Ne duam që edhe vitin tjetër, të kalojmë një paketë me rreth 1 mijë kredi të buta për të gjitha çiftet e reja që duan një ndihmë nga Bashkia e Tiranës për të ecur më tej,” u shpreh ai.

Sa i përket investimeve kryesore të planifikuara për vitin e ardhshëm, Veliaj veçoi atë për ujësjellësin e ri në Tiranë.

“Një nga investimet që duam të bëjmë këtë vit, është të marrim një tjetër burim uji. Tirana është rritur, nuk mund të vazhdojë pafundësisht vetëm me Bovillën dhe Selitën. Ne duam të fillojmë punimet për të marrë ujë nga Guri i Bardhë, që është malësia që ndan Tiranën me zonën e Klosit dhe të Bulqizës. Ky do të jetë një nga vendimet tona kryesore për të furnizuar Tiranën me ujë dhe 5 depo të tjera në nivel lagjeje, për të shtuar presionin në të gjitha mëhallat ku ne na duhet një shtesë presioni për të çuar ujë deri në katet e fundit të pallateve,” shpjegoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Transportonin 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona

Transportonin 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com