• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nga Stambolli në Tiranë/ Si arriti pushteti komunist të kthejë në atdhe eshtrat e Abdyl Frashërit

by Java News
02/05/2020 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një tentative pa rezultat nga Mbreti Zog në vitin 1937, për t’i kthyer në atdhe eshtrat e Abdyl Frashërit në të nëjtën kohë me ato të të vëllait Naim Frashëri, qeveria komunistë e Enver hoxhës ia arriti këtij qëllimi në pranverën e vitit 1978.

Prej asaj kohe, eshtrat e një prej udhëheqëve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit prehen në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë pranë varrit të të vëllait Naim Frashëri dhe varrit bosh të vëllait tjetër Sami Frashëri, eshtrat e të cilit vijojnë të prehen në Stamboll.

Në tentativën e parë në vitin 1937, ne rastin 25-vjetorit të pavarësisë, iniciativa e mbretit Zog ishte frenuar nga familjarët e Sami Frashërit dhe vetë i biri i Abdylit, Mit’hat Frashëri, i cili ishte shprehur se “eshtrat e të atit ishin mirë atje ku ishin, në Stamboll”.

Nisur nga ky kundërshtim i Mit’hat Frashërit në vitin 1937, edhe në vitin 1978, kur qeveria komuniste dërgoi në Stamboll një delegacion për të sjellë në atdhe eshtrat e Abdyl Frashërit, anëtarë të Ballit Kombëtar të arratisur për shkak të regjimit komunist e me qëndrim në Stamboll, kishin kundërshtuar delegacionin shqiptar, duke jua përmendur faktin se ka qenë dëshira e djalit të tij, Mit’hat beut, që i ati të prehej atje ku ishte, në Stamboll. Por me gjithë këtë kundërshti, qeveria e Tiranës ia kishte dalë të bindë autoritetet turke dhe e kishte finalizuar kthimin e eshtrave të Abdyl Frashërit në pranverën e 1978 në Shqipëri.

Mes një varg shkresash për këtë “aksion” të regjimit, gjendet edhe ky program ku përcaktohet në detaje të gjtihë veprimet që do të bëhen, nga nisja drejt Stambollit, marrja e eshtrave dhe kthimi në atdhe bashkë me ceremoninë e varrimti në kodrat e liqenit në Tiranë.

Ja çfarë shkruhet në këtë program të hartuar me 6 shkurt 1978:

Programi i ceremonive  që dot bëhe për eshtrat e Abdyl Frashërit

Komisioni për marrjen e eshtrave  niset për në Stamboll më datën 12.3.1978 dhe arrin në Stamboll më datë 12.3.1978.

Ceremonitë në Stamboll do të bëhen sipas programit më datën 15.3.1978. Po në këtë ditë, kryetari i delegacionit do t’i bëjë një vizitë valiut të qytetit për ta falenderuar.

Po në këtë ditë takohet më të afërmit e vëllezërve Frashëri dhe vihen në dijeni për ceremoninë që do të bëhen në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit  dhe për varrimin e vëllezërve Frashëri.

Arkivoli së bashku me grupin niset nga Stambolli më datën 16.3.1978 dhe do të qëndrojë  për të fjetur në Selanik, Greqi.

Më datën 17.3.1978 nisen nga Selaniku  dhe arrijnë në Kapshticë po atë ditë rreth orës 14:00. Mitingu në qytetin e Korçës organizohet më datën 17.3.1978, ora 16:00. Në miting do të flasë kryetari i Akademisë së Shkencave, shoku Aleks Buda. Pas mitingut arkivoli vendoset në spitalin e qytetit.

Më datën 18.3.1978 ora 8:00, niset nga Korça për në Ersekë. Në ora 10:00, në Ersekë organizohet miting në të cilin do të flasë kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, shoku Suat Leka. Pas mitingut kortezhi niset menjëherë për në Përmet.

Në Përmet do të pritet  nga populli dhe do të organizohet miting në të cilin do të flasë shoku Stefanaq Pollo, drejtor i Institutit të Historisë. Në mbrëmje arkivoli  vendoset në spitalin e qytetit. Mitingu në qytetin e Përmetit organizohet në datën 18 mars 1978, ora 16:00.

Ceremonia në Frashër do të bëhet më datën 19.3.1978 ora 12.00 në të cilën do të flasë shoku Fadil Hamiti, deputet i zonës së Dangëllisë dhe kryetar i këshillit të fshatit të bashkuar, Qako Gegushi.

Në Përmet, arkivoli do të vendoset në një gaz ushtarak, po kështu edhe gjithë delegacioni që do të shoqërojë kortezhin.

Gazet do të sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes Popullore dhe Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit të Përmetit.

Drejtoria e përgjithshme e ekonomisë komunale të marrë masa  dhe të ndihmojë në rrethet Korçë, Kolonjë, dhe përmet të furnizohen  me lule për përgatitjen e kurorave. Nga ana e saj t’u dërgohet fotografia e zbardhuar e Abdyl Frashërit.

Në shtyp vendimi i qeverisë për sjelljen e eshtrave dhe ceremonitë që do të bëhen do të shpallet një ditë përpara se eshtrat të vijnë në Shqipëri.

Tiranë, më 6.2.1978.

Next Post
Dilema për fotot e të dyshuarit si njeriu i ISIS/ Nxirje dhe plagë në trupin e të arrestuarit nga Taxhikistani!

Dilema për fotot e të dyshuarit si njeriu i ISIS/ Nxirje dhe plagë në trupin e të arrestuarit nga Taxhikistani!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com