• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot nis testimi i ri për COVID-19/ Shefja e Epidemiologjisë: Brenda dy javëve bie numri i të infektuarve

by Java News
07/04/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se, Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të të vdekjeve nga të prekurit nga COVID-19.

Tomini duke folur për ‘Ilva Now’ theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien.

Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.

“Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e martë ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi znj. Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Mënyra ekzakte e procedimit ende nuk është përcaktuar por pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes. Nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Për rastin e Shkodër, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të numrit të të prekurve, Tomini tha se kjo lidhet me disa faktorë ku arsyeja kryesore është thyerja e rregullit të distancimit social.

Por, nga ana tjetër ajo shtoi se dy vatrat e reja të të infektuarve, të krijuara nga pjesëmarrja në një ceremoni të organizuar ditët e fundit, janë izoluar.

Duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat për distancim fizik, shefja e Epidemiologjisë shtoi se, nga mos respektimi vihet në rrezik jo vetëm sistemi shëndetësor.

Ndërsa nga ana tjetër, Tomini tha se, pritet që brenda dy javëve të nisë rënia e numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Kemi bërë parashikimin tonë standard, jemi në nivele të pritshme. Presim që në ditët në vijim të kemi të njëjtën tendencë dhe javën e pestë të shënojë kthimin rënie”, deklaroi Tomini. /e.s/

Next Post
Ndodh edhe kjo/ Ish-lojtari i NFL-së lëpin gruan që t’i ngjisë koronavirusin

Ndodh edhe kjo/ Ish-lojtari i NFL-së lëpin gruan që t’i ngjisë koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
Dënimi pa vendim

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

October 28, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In