Nga dita e sotme do të hapen 30 qendra shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka ndarë pamjet nga këto qendra.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se duke filluar nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
/a.r