• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

by A R
15/04/2026 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga sot, e mërkurë 15 prill, nis reduktimi i numrit të autobusëve në kryeqytet. Një ditë më parë Shotatat e Transportit Urban dhe Interurban njoftuan se do të reduktonin me 40% numrin e autobusëve, pasi pretendojnë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të plotësuar kërkesat e tyre për subvencionim të karburantit në këtë kohë të rritjes së çmimeve të diktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.

“Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit. Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.”, shpjeguan dje shoqatat, të cilat u shprehën gjithashtu se mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u ka bëë gjithashtu thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit.

Këto shoqata argumentojnë se pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe një takimi të zhvilluar më 1 prill 2026, deri tani nuk është marrë asnjë vendim konkret për të ndihmuar operatorët. Ende nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka një plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, si dhe mungojnë afate të qarta për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, sipas tyre nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin e elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative, si akciza, taksa e qarkullimit dhe TVSH-ja.

Next Post
Fundoset anija me emigrantë në Oqeanin Indian, rreth 250 persona të zhdukur

Fundoset anija me emigrantë në Oqeanin Indian, rreth 250 persona të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”, Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

October 30, 2026
Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

October 30, 2026
Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

October 30, 2026
Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

October 30, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

October 30, 2026
Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In