• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga skizofrenia e krimit tek ethet e 21 qershorit

by
22/04/2015 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Skënder Minxhozi
Përmbyllja e hartimit të listave të kandidatëve të 21 qershorit, po nxjerr gradualisht në pah se mekanizmi i përzgjedhjes dhe caktimit të emrave, është sërish ana defektoze e partive politike
Duket se zgjedhja nuk është kushedi se çfarë. Për javë të tëra opinioni publik u bombardua me emra killerash, skema vrasjesh, akuza të rënda që shkonin deri në majë të shtetit dhe arrestime deputetësh. Krimi u ul këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve, në formën e lajmeve të minutës së fundit, seancave të Kuvendit apo emisioneve televizive të darkës. Një spektakël i errët, që përthithi të gjithë vëmendjen e një publiku të mësuar ndër vite me lajme të këqia.
Tani duket se do të kemi mundësi të drejtojmë vështrimin mbi diçka tjetër. Të cilën, gjithashtu, e njohim shumë mirë. Është shou i vjetër i politikës që përgatitet të zbresë në fushë. Afrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit, po i zëvendëson gradualisht emrat e vrasësve me pagesë në faqet e gazetave, me emrat e kandidatëve për 61 bashkitë. Një mendje e ligë mund të thotë se të dyja listat nuk kanë shumë ndryshim mes tyre, por nuk është kështu. Zgjedhjet janë një ndërmarrje e madhe kombëtare për çdo vend që e bazon drejtimin e shtetit tek vota e lirë. Në 21 qershor do të votohet për herë të parë me një sistem të ri administrativ, i cili bazohet mbi reformën ndoshta më të prekshme e madhore, që ka ndërmarrë qeveria Rama pas ardhjes në fuqi.
Përmbyllja e hartimit të listave të kandidatëve të 21 qershorit, po nxjerr gradualisht në pah se mekanizmi i përzgjedhjes dhe caktimit të emrave, është sërish ana defektoze e partive politike. Ashtu si edhe në rastin e Parlamentit, kur negociatat pas perdeve, e jo kandidimet në dritën e diellit dhe në tryezën e forumeve partiake, sollën në Kuvend emra të inkriminuar, edhe kësaj rradhe duket se po ndodh diçka e ngjashme. Jo pa të drejtë, dje Ben Blushi, teksa dilte nga selia e partisë së tij, shprehej se po mbyllej një proces që nuk ishte proces. Dhe kjo situatë nuk po konsumohet vetëm në PS e LSI, por edhe në PD, ku saga e bisedimeve dhe e bërrylave për një bashki të madhe si Durrësi, vuri në dukje sistemin kaotik me të cilin Basha po vepron në këto zgjedhje.
Nga skizofrenia e krimit, pak javë më parë, tek ethet e fushatës, politika shqiptare po dëshmon se mbetet ajo e djeshmja. Megjithë thirrjet e përsëritura të ndërkombëtarëve, për të mos përsëritur me bashkitë, precedentin e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë mënyrë, Tirana po vijon të mbetet pa kandidatë partish (dhe natyrisht, edhe pa projekte që garojnë mes tyre), ndërkohë që mediat vijojnë të përtypin emra korridoresh, që bien e ngrihen në harkun e disa orëve. E gjitha kjo tregon se duhet një ndërhyrje masive ligjore dhe pse jo, edhe në kulturën demokratike të forcave politike shqiptare, për të ndryshuar raportin e tyre me zgjedhjet, me statutet partiake dhe me qytetarët. Votimet e 21 qershorit po e rikonfirmojnë këtë nevojë. Me qëllim që ato dy listat e famshme që përmendëm në fillim të shkrimit, të mos ngjasojnë mes tyre.
Next Post

Kapet i kërkuari korçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In