• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

by E S
01/04/2026 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria zhvilloi sot, datë 01.04.2026, mbledhjen e saj të radhës, ku miratoi vendime të rëndësishme për sektorë të ndryshëm.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i kërkesave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Po ashtu, u miratua modeli i financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor, duke krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe transparent për institucionet kërkimore publike. Qeveria shpalli disa zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore, përfshirë Tropojën, Gramshin, Sarandën dhe Kuçovën.

Një fond prej 210 milionë lekësh u krijua për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale gjatë periudhës 2026-2028. U miratua, gjithashtu, në parim, Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit. Masat e financimit për bashkësitë fetare u përcaktuan në 203 milionë lekë për vitin 2026.

Kuvendi dha mendimin për projektligjin që ndryshon ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë. Në kuadër të ndryshimeve në administratë, Andrea Shllaku u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Në vend të tij, Pranvera Skana u emërua në këtë pozicion.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 01.04.2026 si më poshtë:

Këshilli i Ministrave vendosi:

– Miratimin e kërkesave, procedurave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Objekt i këtij vendimi është miratimi i kërkesave, procedurave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore, në përputhje me sistemin për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe hierarkinë e mbetjeve, me qëllim mbrojtjen e mjedisit e tëshëndetit publik.

– Miratimin e modelit të financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të matshëm të financimit të kërkimit shkencor, i cili zbatohet për të gjitha institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore, në varësi të ministrive dhe institucioneve qendrore të administratës shtetërore.

– Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e Bashkive: Tropojë, Gramsh, Sarandë, Kuçovë.

– Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme 210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekë, për periudhën 2026-2028, sipas produktit përkatës të parashikuar në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesjasociale”.

– Miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025.

– Përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2026 për Bashkësitë Fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tremilionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.

– Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”.

Njëherësh u miratua:

– Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Next Post
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In