• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga shoferi i autobusit te ngritja e shpejtë në pushtet dhe përplasja me SHBA! Kush është Nicolas Maduro?

by Os De
03/01/2026 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nicolas Maduro, 63 vjeç eshte njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Ata qe nuk e duan e quajne “shoferi i kamionit”, edhe pse në realitet me pare ai ka qene shofer autobusi dhe organizator sindikate. Ata që e duan e quajnë “gjeli luftarak. Për Shtetet e Bashkuara, ai është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë.

I kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, i hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit, pasi i mbijetoi një krize shkatërruese ekonomike, sanksioneve amerikane, pandemisë dhe skandaleve, presidenti i Venezuelës nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e tij të tretë dhe për këtë arsye nuk do të bëhet, siç kishte shpresuar, kreu i shtetit jetegjate në Venezuelë pas diktatorit Juan Vicente Gómez.

Fati i tij, me shumë gjasa, është një qeli burgu në Shtetet e Bashkuara ose, në rastin më të mirë, një mërgim i gjatë. Ngritja e Maduros në pushtet ishte e shpejtë dhe tërësisht nën hijen e Hugo Chávez, nënkolonelit që nxiti “revolucionin e ri bolivarian”.

Në paraqitjen e tij të fundit televizive, i pafuqishem nga kanceri, Chávez tha: “Votoni për të”. Kur vdiq, Maduro zuri vendin e tij si udhëheqës i vendit. Disa muaj më vonë, më 14 prill 2013, ai fitoi zgjedhjet presidenciale me më pak se dy pikë përqindjeje mbi kandidatin e opozitës Henrique Capriles. Që atëherë, ai nuk ka treguar shenja se do të heqë dorë nga pushteti.

Në vitin 2014, qeveria Maduro shtypi me përgjakje protestat e studentëve, shpërndau Parlamentin në vitin 2017 për të krijuar një Asamble Kushtetuese më pajtuese dhe fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, në të cilat ua ndaloi kundërshtarëve të saj pjesëmarrjen dhe të cilat shumica e bashkësisë ndërkombëtare i konsideroi të paligjshme.

I paepur ndaj kritikave, maduro i mbijetoi një atentati: disa dronë të armatosur me eksplozivë e sulmuan atë gjatë një parade ushtarake. Aleatët e tij më besnikë ishin ushtria, e cila kontrollon 12 nga 34 ministritë, përfshirë atë të Naftës, burimin kryesor të Venezuelës. Shtetet e Bashkuara – dhe agjentët e CIA-s – deri më tani kishin dështuar të minonin paktin midis regjimit dhe forcave të armatosura, të cilat në fakt drejtojnë së bashku vendin.

Sipas disa analistëve, “pushtet i fshehur” i vërtetë në krah të Maduros është gruaja e tij, Cilia Flores, e cila në fund u kap me të. Një avokate dhe kongresmene, asaj i pëlqen të quhet “luftëtarja e parë” në vend të “zonjës së parë”. Ishte Chavez ai që i bashkoi. Djali i tyre, Nicolás Maduro Guerra, ose Nicolasito, një ish-kongresmen, është përmendur shpesh si një trashëgimtar i mundshëm politik i babait të tij. Fati i tij ka ndryshuar gjithashtu në orët e fundit.

Marrëdhënia e trazuar midis Venezuelës – e pasur me naftë – dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila ka mbështetur prej kohësh disidencën kundër regjimit Chavist, nuk është e re, as nuk është unike për këtë vit. Megjithatë, konflikti arriti kulmin këtë vit, menjëherë pas fillimit të mandatit të tretë presidencial të Nicolas Maduro-s, fituesit të vetëshpallur të zgjedhjeve të korrikut 2024, dhe inaugurimit të mëvonshëm të Donald Trump për mandatin e tij të dytë. Pasi mori detyrën, presidenti amerikan deklaroi se nuk e konsideronte Maduro-n një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e etiketoi bandën Tren de Aragua si një organizatë terroriste transnacionale.

Next Post
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Pse Shtetet e Bashkuara sulmuan Venezuelën? Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”: Çfarë fshihet pas vendimit të Trump?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In