• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga Shkolla e Integrimit kanë dalë ministra”, Balla: Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm drejt BE

by A R
10/11/2025 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, të mbajtur këtë të hënë, më 10 nëntor, vlerësoi se Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm drejt integrimit në BE.

Gjatë fjalës së tij para studentëve, Balla theksoi pjesëmarrjen e lektorëve nga institucione europiane, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë rajonalë, duke vënë në dukje se interesi për shkollën po rritet çdo vit. Ai shtoi se nga kjo shkollë kanë dalë ministra, zv.ministra dhe drejtorë.

“E theksoj me krenari që shkolla përgjatë kësaj dekade ka patur plot lektorë të nderuar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Kolegji i Evropës, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë rajonalë nga vende që e kanë përfunduar procesin e negociatave si Kroacia apo Bullgaria, por dhe vende që janë në të njëjtën fazë me ne si Mali i Zi, por edhe ekspertë nga media, biznesi dhe shoqëria. Më vjen mirë të shoh sot që shumë studentë të shkollës së Integrimit janë rritur në shkallët e suksesit deri edhe në nivel ministri. Pra, ka nga ata që kanë bërë shkollën dhe sot i kemi ministra, zv.ministra, sekretarë, drejtorë të përgjithshëm… Mbi të gjitha ndihem krenar që pas një dekade, interesi për të marrë pjesë në këtë shkollë është i madh, vjen çdo vit duke u shtuar. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet shumë i angazhuar për ta vijuar këtë traditë të suksesshme dhe për të forcuar edhe më tej rrjetin e ekspertizës shqiptare sa i përket procesit të negociatave. Duke rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin për të gjithë aktorët e përfshirë, pasi integrimi nuk është vetëm proces i institucioneve, por i përket mbarë kombit tonë shqiptar,” tha Balla.

Sipas tij, raporti i fundit i KE-së tregon se Shqipëria ka bërë progres të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër në këtë proces, dhe 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE.

“Pas hapjes së 5 kapitujve të negociatave, shoqëria është tani në një fazë të re thelbësore. Vetëm pak ditë më parë, KE publikoi dhe raportin e fundit për Shqipërinë, ku ka një fjalë të pakundërshtueshme: Shqipëria ka bërë një progres të pashembullt, të pakrahasueshëm me asnjë vend që ka qenë pjesë e këtij procesi.

Ky është një vlerësim i qartë për angazhimin politik të Shqipërisë. 91% e shqiptarëve shprehen se e duan dhe e mbështesin anëtarësimin në BE. Ne politikanët shqiptarë jemi më me fat se gjithë politikanët në rajon për shkak të mbështetjes që vetë qytetarët shqiptarë kanë.”, vazhdoi më tej Balla.

Pas tij e mori fjalën ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato, i cili gjithashtu vlerësoi punën e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit.

Next Post
Prezantohet projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri i karikimit të mjeteve elektrike

Prezantohet projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri i karikimit të mjeteve elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In