• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Shkodra në Konispol, PS drej fitores së 54 bashkive?! “Bashkë Fitojmë” kryeson në 7

by A R
15/05/2023 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar disa orë nga nisja zyrtare e numërimit të votave për të shpallur kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Deri më tani ka përfunduar numërimi për kryebashkiak në Bashkinë e Kamzës, në Elbasan dhe në Vorë ku numërimi është bërë në mënyrë elektronike dhe në të tre këto bashki kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste me një diferencë të konsiderueshme nga kundërshtarët e tyre nga Koalicioni Bashkë Fitojmë.

Ndërkohë “Bashkë Fitojmë”, ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Bashkinë e Pukës, ku kandidati i saj Rrok Dodaj ia doli të merrte 3480 vota, ose 58.13%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Gjon Gjonaj mori  2507, ose 41.87%.

Nga rezultatet paraprake të deri tanishme, duket se Partia Socialiste do të marrë sërish drejtimin e shumicës së bashkive, ku duket se këtë herë do të marrë dhe bashkinë që njihej si bastion i djathtë atë të Shkodrës.

PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Fier, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kavajë, Bulqizë, Mat, Klos, Kurbin, Vlorë, Delvinë, Permet, Skrapar, Devoll, Pustec.

Ndërsa koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” duket se përveç Pukës udhëheq garën elektorale në 6 bashki të tjera deri më tani, të cilat janë Has ku janë numëruar 21 nga 28 kuti në total dhe kandidati i Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti kryeson me 56 % ndaj kundërshtarit të tij Beqir Mulaj me 44 %.

Në Fushë-Arrëz kandidati i BF Hol Curri ka siguruar 60.37 % të votave përkundrejt kundërshtarit të PS Fran Tuci me 39.63%.

në Mirditë janë numëruar 31 nga 48 kutitë e votimit dhe kandidati i BF ka siguruar 54.71 % të votave në krahasim me rivalin që ka 45.29 %.

Në Rrogozhinë deri më tani janë numëruar 45 nga 55 kutitë që janë në total dhe kandidati i Bashkë Fitojmë kryeson me 50.52% të votave ndaj rivality të tij që ka 49.48%.

Në Kuçovë janë numëruar 30 nga 65 kutitë ku kandidati i BF kryeson me 49.55 % të votave ndaj kundërshtareve atij të PS-së me 46.22 % dhe kandidati i PD me 4.23%.

Në Memaliaj kandidati i BF ka siguruar 52.23% të votave përkundrejt kandidatit të PS që ka marrë 47.75 %.

/a.r

Next Post
Garë e “ashpër” për Himarën, PS kryeson me diferencë të vogël votash

Garë e “ashpër” për Himarën, PS kryeson me diferencë të vogël votash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In