• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga SHBA te Britania e Italia/ Ja forcat politike që përshëndetën Kuvendin e PD

by Java News
02/09/2023 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga SHBA te Britania e Italia, forcat politike që

Senatori Claudio Lotito i “Forza Italia” në Senatin Italian ka mbështetur Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Lulzim Basha pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

“I nderuar kryetar Basha, Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Unë jam senatori Claudio Lotito i Forza Italia dhe në këtë ditë historike për ju, ju përcjellim urimet tona për një punë të mbarë dhe t’ju inkurajojmë në procesin e rëndësishëm të ndryshimit dhe mbi të gjitha të modernizimit që po i jepni jetë, i konsideruar nga të gjithë ne si themelor për çdo forcë politike që aspiron të përfaqësojë me krenari vlerat që na bashkojnë në familjen tonë të madhe të demokracisë dhe lirisë në Evropë.

Forza Italia do të jetë përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm brenda Partisë Popullore Evropiane, por edhe në promovimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të miqësisë historike që lidh dy vendet tona dhe në procesin themel”, thuhet në mesazh.

Kuvendin e Bashës e përshëndeti gjithashtu Partia Republikane e SHBA dhe IDU.

“Përshëndetje nga Washingtoni, nga kolegët dhe miqtë tuaj ne Komitetin Kombëtar Republikan!  Pas takimit të përzemërt me kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel, në dhjetor gjatë Samitit vjetor të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU).

Në emrin tim dhe të kolegëve në Komitetin Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara, ju përcjell urimet e përzemërta për rikonfirmimin tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë! Ju urojmë më të mirën teksa përgatiteni për të ofruar lidershipin e duhur për të sjellë mirëqenie dhe siguri për Republikën e Shqipërisë dhe popullin e saj”, u tha në mesazhin përshëndetës.

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Tani nis beteja mes tyre..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

July 10, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk kemi diçka konkrete

July 10, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

“Rilindja 2.0”, Demo: Deri në vitin 2030, 150 milionë euro investime për menaxhimin e mbetjeve dhe…

July 10, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Media holandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të garantojë shtetin e së drejtës

July 10, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Qëlloi me thikë gruan pas konflikteve të vazhdueshme, kush është 40-vjeçari nga Durrësi

July 10, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin Penal shkojnë deri në 15 vite burg

July 10, 2026
Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

July 10, 2026
Falsifikuan pronat në ASHK, masa sigurie për 12 persona. Sekuestrohen 13 sipërfaqe toke

Falsifikuan pronat në ASHK, masa sigurie për 12 persona. Sekuestrohen 13 sipërfaqe toke

July 10, 2026
Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

July 10, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In