• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sekretet e profesionit te synimi për të prekur majat, rrëfehet fotografi Donard Koçi

by A R
28/08/2021 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga pasioni për fotografinë te të qenit pjesë e një prodhimi kinematografik; në një intervistë për Maska.al, fotografi Donard Koçi rrëfehet gjerësisht rreth botëkuptimit të tij për të bukurën dhe eksperiencën si fotograf në filmin “Gjurmë pa shenjë”.

Si ju ka lindur dëshira për këtë profesion shumë detajist?

“Dëshira më ka lindur rastësisht duke parë një shokun tim, duke bërë foto natyre dhe foto të ndryshme. Duke e parë atë mua më shtohej më shumë dëshira dhe kurioziteti se si të bësh një fotografi . Në fillim e nisa fotografin me një kamera të thjeshtë gjysmë profesionale. Kamera ime e parë ka qenë Nikon d40. Duke u praktikuar çdo ditë, duke parë edhe tutoriale nëpër YouTube arrita të perfeksionoja disi veten në fotografi”, tregon ai.

Si është të punosh me të bukurën, ku një fotot të thotë 1000 fjalë?

“Edhe të shëmtuarën e nxjerrim të bukur (qesh)”.

Cili ka qenë momenti më i vështirë, ku keni menduar se edhe mund të dështonit?

“Momenti më i vështirë ka qenë kur fillova për herë të parë të përdorja aparatin, thoja me veten do me bjerë në tokë e do thyhet. Pastaj duke bërë praktikë u mësova. Dështimet nuk i njoh, vetëm mësime”, vijon Koçi.

Si profesionist do ndani me publikun një detaj se ku dallon një foto profesionale?

“Duhet të kapësh detajet, të hysh në fantazi, pastaj fotoja profesionale kuptohet dhe kur i bën editim në photoshop ose lightroom”.

Si ju erdhi ftesa për të qenë në stafin e një filmi, si e pritët?

“Isha me shokun tim që më mësonte fotografinë duke pirë kafe në një lokal dhe aty rastësisht takoj mikun tim, regjisorin Maksim Aladini dhe po e pyesja se me çfarë po merrej. Ai më tha për një projekt filmi që po bënte dhe duke biseduar i kerkova të më fuste dhe mua si staf filmi, si fotograf. Pavarësisht që isha i ri në profesion ma dha mundësinë që të bëhesha më profesionist dhe për këtë gjë i jam falenderus Zotit dhe Maksit. Në momentin që ai më tha hajde bashkohu me stafin, seriozisht pata shumë lumturi, sepse isha me njerëz që nuk i kisha takuar më parë. Më kanë ndihmuar të gjithë.”

Si ishte si eksperiencë?

“Eksperienca si fotograf në filma ka qenë shumë e bukur për mua, sepse kam njohur shumë njerëz të mirë dhe kam marrë shumë mësime nga të gjithë; mezi pres që të dalë filmi, që vërtet të vlerësohet puna ime dhe e të tjerëve që kanë punuar.”

Cili është synimi juaj i radhës?

“Synimi im është që të bëhem fotograf i njohur ndërkombëtar, të fitoj ndonjë çmim si fotograf i mirëfilltë, që shoqërisë dhe disa personave që nuk besuan në punën time t’ua mbyll gojën e të mos flasin më.”

Mund të plotësoni togfjalëshin “Foto është….”

“Fotografia për mua është pasion dhe do vazhdoj ta ushtroj gjithmonë.”

Si konkurroni në treg me këtë profesion? Cili është detaji që bën diferencën te ju?

“Secili ka tregun e vet, unë nuk jam konkurrent i askujt, sepse unë jam tjetër kategori e fotografisë. Unë jam një fotograf filmi dhe ky është detaji që shpeshherë ua them personave që më kërkojnë për fotograf. Nuk kam kohë  të humbas me foto eventesh, dasmash apo gjëra të tjera. Qëllimi im është të bëhem fotograf filmi.

A keni ndonjë plan  që të bëni vet ndonjë film duke qenëse ju punoni në këtë fushë?

E kam nisur një projekt për një film, dhe po shkruaj skenarin dhe shumë shpejt besoj se do të jetë gati.

Kush po ju ndihmon me skenarin dhe regjinë?

Skenarin po e shkruaj vet, dhe po më ndihmon dhe regjisori i filmit Maksimi.

Na jepni ndonjë informacion rreth projektit të ri që keni ndërmend të bëni ?

Skenari që po shkruaj bazohet në histori të vërtet të një qyteti dhe filmi do tregojë  jetesën e vështirë të atij vendi,  njerëzve që mezi shtyjnë jetesën, u shpreh Donard Koçi.

/a.r

Next Post
53 vite pas ngjarjes/ Rekomandohet lirimi me kusht i vrasësit të Robert F. Kennedy

53 vite pas ngjarjes/ Rekomandohet lirimi me kusht i vrasësit të Robert F. Kennedy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In