• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga se tremben policët?

by Artur Ajazi
15/05/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një tjetër polic u vra, nga dora e një krimineli. Nga dora e një personi që duhej të ishte me kohë në burg, për mbajtje arme pa leje, dhe të tjera arsye. Ngjarja nuk mund të përcaktohet si e veçuar, pasi ajo mund të ndodhë sërish në Fier, Vlorë, Durrës, Shkoder, Elbasan, apo Tiranë. Duket sikur kriminelët kanë marrë “zemër”, dhe i kanë dhënë “hov” të ri veprimtarisë tyre kriminale. Mbajnë armë në brez, në makina, në ambiente të mbyllura shoqerore dhe sociale. Si ka mundësi të ndodhë kjo ? Nga se tremben policët, të futin dorën në brez, dhe të qëllojnë ata të parët, për të parandaluar ngjarjet kriminale, duke kursyer jetët e tyre  dhe të  qytetarëve ?

Tremben nga mosmbrojtja, tremben nga largimi nga puna, tremben nga padija dhe mungesa e profesionalizmit, tremben nga krimineli pasi mund të jetë miku i deputetit, shefit, apo drejtorit të policisë.

Pra, për 1001 arsye, policët tremben, nuk veprojnë, mbyllin veshët dhe syrin edhe kur shohin se si krimineli bredh me armë në brez dhe makinë. Një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund të ketë këtë polici. Ata nuk tremben vetëm nga ndonjë fakir, fshatar, qytetar i thjeshtë, të cilin e ndalojnë, gjobitin, dhe penalizojnë. Pse duhet të ndodhë vallë kjo gjë, pse duhet të kemi këta policë, që tremben nga një kriminel, por jo nga një qytetar i thjeshtë që edhe kur gabon, kërkon 100 herë falje.

Shqipëria  ka mbi 260 policë të rënë në krye të detyrës, në përballje me kriminelët, trafikantët, drogaxhinjtë. Dhe kjo padyshim, për fajin e shefave, drejtuesve, dhe vetë neneve të Kodit Penal, që e kryqëzojnë policin në rast se “prek me dorë” apo qëllon i pari ndaj një krimineli. Dhe kemi pastaj këtë situatë skandaloze, ku vritet polici për një fjalë goje, nga një kriminel i paarrestuar, që lejohet të bredhë rrugëve, madje edhe me makinë.

Në vendet e Bashkimit europian, nuk ke shanse të dalësh nga mjeti, me armë në dorë, ti afrohesh një polici, dhe pastaj ta shantazhosh apo vrasësh. Dy persona vrau një polic gjerman në 2001 në Hanover, vetëm pse u kundërshtuan, shantazhuan , në orvatje për tu qëlluar me armë. Rezultati, policët u pyetën, u sqaruan rrethanat, dhe vazhduan detyrën të qetë. Nuk mund të shkosh në BE, me një polici të trembur, me një polici që mbarojnë shkollën, Akademinë apo diçka tjetër, dhe nuk dinë të zbatojnë rregullat elementare të kontaktit me qytetarin, apo elementin kriminal.

Sa heronj dhe dëshmorë kemi ne në rradhët e policisë, nuk ka asnjë vend tjetër Ballkanik apo Europian. Situata duhet përmbysur urgjentisht. Shteti nuk mund të qëndrojë më indiferent, dhe të merret me deklarata shtypi, apo ultimatume për “vetëdorëzim të kriminelit”.Më tinëzare dhe aspak njerëzore, mbetet deklarata e deputetit ë Rithemelimit në Fier, i cili e kishte patur kriminelin që vrau policin, në shtabin e tij elektoral. Zbatimi i ligjit, mbetet e vetmja rrugëzgjidhje e një situate të tillë, për të ndalur “hovin” që ka marrë krimi, kriminelët, dhe rrugaçëria në qytetet tona.

Next Post
Ndërron jetë Nënë Madhja

Ndërron jetë Nënë Madhja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

June 29, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Po shkundet thesi në bulevard

June 29, 2026
“Jo një akt hakmarrjeje ndaj Turqisë”/ Izraeli miraton njohjen e gjenocidit armen, në pritje të votimit në Knesset

“Jo një akt hakmarrjeje ndaj Turqisë”/ Izraeli miraton njohjen e gjenocidit armen, në pritje të votimit në Knesset

June 29, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet

June 29, 2026
Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

June 29, 2026
“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

June 29, 2026
Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In