• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Sazan Guri e Gjuzi, te deputeti kaçurrels i Whiskeyt! Ja koalicioni i Berishës për 11 Majin

by A R
04/03/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka arritur koalicion me 25 parti të tjera politike dhe ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e saj në zgjedhje.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore “PD-ASHM”.

Berisha ka mbledhur në koalicion, përveç aleatëve të zakonshëm, edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenisherin e Sazan Gurin, për të rrëzuar Ramën.

Në koalicion është edhe Kostaq Papa me partinë e tij Partia Emigracioni Shqiptar, i cili u fut në Kuvend në maj të 2019-ës, pas djegies së mandatëve nga PD,  duke zëvendësur ish-kryeministrin Berisha.

Papa u bë meme pasi në kuvend në 2020 deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë whisky sesa ujë por dhe me CV e tij ku shkruante se ka pasur  aktivitet “Në Institucionet Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare”

Berishës i është bashkuar edhe Shpëtim Idrizi, që për vite me radhë ka qenë afër PS-së.

Pavarësisht kësaj, Vangjel Dule ka qendruar në koalicion, edhe pse vite më parë iku nga Qeveria, pikërisht se asaj iu bashkua Idrizi.

Partitë përbërëse të koalicionit janë:

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.

Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.

Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

Partia Alcanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj

Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalahi.

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani,

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.

Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu 19.

Partia Bashkimi tiberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

“Me anë të kësaj marrëveshjeje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, më objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 Majit 2025, nëpërmjet krijimit të Koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca Për Shqipërinë Madhështore” (në vijim “Koalicioni”), për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë

Ne sot bashkohemi me një qellim dhe program të përbashkët për largimin e kësaj Narkoqeverisje që ka shpopulluar vendin nga 1 milion shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavaruara, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në çdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt.

Ne biem dakord, se pas 12 vitesh korrupsion galopant, abuzime të gjithanshme, keqqeverisje dhe eksperimente politike të kryera mbi shqiptarët, ka vetëm një përgjegjës për shpopullimin, varfërinë, fatkeqësitë dhe pasiguritë që kanë mbuluar vendin dhe ky është Edi Rama.

Ne ndajmë të njëjtat vlera e parime në moralin, integritetin dhe veprimtarinë tonë politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e ardhshme të vendit dhe orientimit pro Perëndimor të saj”, thuhet në dokument.=

Next Post
Mes të arrestuarve edhe trajneri i ekipit ‘Bistrica’, dalin detaje për operacionin në Sarandë

Mes të arrestuarve edhe trajneri i ekipit ‘Bistrica’, dalin detaje për operacionin në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In