• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Santo tek ekzekutimet në Shkodër dhe Elbasan, vrasjet e bujshme që janë ende pa autor

by A R
13/09/2020 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 6 vitet e fundit 382 vrasje kanë ndodhur në vendin tonë. Ekzekutime mafioze, krime në familje apo hakmarrje, janë disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri.

Gjithashtu përgjatë kësaj periudhe janë kryer 758 atentate, që shpesh kanë lënë pasoja të rënda për shumë persona, duke i lënë ata të gjymtuar.

Shumica e këtyre vrasjeve janë zbardhur, por më shumë se 120 prej tyre sot ende nuk kanë asnjë autor të dyshuar apo arrestuar.

Vrasja më e bujshme për të cilën nuk u gjet asnjë provë se kush e kreu apo e urdhëroi, është ajo e Artan Santos në 2014. Ish-bankieri u qëllua sapo doli nga makina për të shkuar në zyrë.

Një tjetër dosje e arkivuar është ekzekutimi i Ajet Zeqajt në 2016-në në Tiranë. Ai u qëllua 20 ditë pasi u kthye nga Franca, nga një autor që u dyshua vrasës me pagesë jashtë Shqipërisë. Edhe vrasja e ish-policit Arben Bilali sot nuk ka autor.

Po kështu disa nga ngjarjet në Shkodër në vitin 2018 ngelen të pazbardhura, mes tyre ajo e vrasjes së Boran Bercnes dhe Silvi Ndocit.

Elbasani është një nga qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve dhe atentateve në vitet e fundit, ku autorët që ekzekutuan Endrit Alibeajn, Arben Dylgjerin dhe turkut Erdal Durunay në 2018, mbeten mister.

Në muajin Mars të një viti më parë, Elbasani u trondit edhe nga vrasja e avokatit Ravik Gurra, ku ende nuk ka asnjë provë apo gjurmë të autorëve.

Lushnja i është rikthyer ngjarjeve kriminale, ku ekzekutimet e Enver Boriçit dhe Besnik Hidës përgjatë 2018-2019 nuk kanë autor të arrestuar. (Klan)

/a.r

Next Post
Pas Hajdarit dhe Murrizi shpërthen në akuza ndaj PD-PS: Dy banda, shqiptarët t’i marrin zvarrë

“Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com