• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nga Ronaldo te Raul Bova e Gabriel Garko’/ Rrëfimi i shqiptarit që shoqëron VIP-at: Ja si është puna me ta

by Java News
30/05/2020 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në vendin tonë VIP quhet politikani, ja ëndrra që kam për vendin tim”/ Hajri Kaci: Një copëz Shqipërie në mes të Italisë

Hajri Kaci është një nga shqiptarët, që prej vitesh ka realizuar karrierën e tij në Itali. Puna ia ka dashur që të jetë në kontakt përgjatë gjithë kohës me personazhe të famshme në Itali dhe në botë. Në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ai rrëfen sesi është puna nga afër me ta. Tashmë i suksesshëm edhe në biznes, ai tregon sesi ka për bazë traditat e trashëguara nga familje.

Një shqiptar i suksesshëm në Itali, sa e vështirë ka qenë? Si ishte për një shqiptar t’ia niste nga zero në një shtet të huaj?

Fillimi ishte shumë i vështirë. Si shumë emigrantë që arrijnë në Itali, nuk dija ku të haja, ku të flija. Të gjithë bënin diferencime, sepse në ato vite bashkëkombësit tanë kishin bërë shumë vepra të këqija. Në kronikën e zezë flitej gjithë ditën vetëm për shqiptarë. Kështu që ishte një rrugë e gjitha për ngjitje, por me shumë përpjekje u përpoqa t’ia dal dhe për fat të mirë ia dola.

Si ka qenë rrugëtimi juaj nga një emigrant, në një biznesmen i suksesshëm?

Nisa të punoja si ‘security’ në evente dhe disko. Në fillim më linin të punoja në vendet më të shëmtuara, të tipit banja apo daljet e emergjencës, sepse në fund të ditës ti ishe vetëm një shqiptar. Pastaj avash-avash me vullnet arrita t’i bind punëdhënësit e mi për një vend më të mirë. Gjithnjë pa mëri, sepse unë kisha projekte për të bërë diçka të mirë në jetë. Më pas u bëra unë shefi dhe urdhëroja unë. Isha pjesë e eventeve më të rëndësishme në Torino, deri te Parlamenti dhe senati, apo edhe Ronaldo dhe Mesi.

Njiheni si truproja i VIP-ave, si është puna me ta, kë do të veçonit ndër të gjitha personazhet e njohura në Itali?

Personazhi që më ka mbetur në mendje është Raul Bova. Nuk është se flas shumë me ta, pasi jam profesionist. Puna ime është të mos flas shumë e të mos përgjigjem shumë.

Si janë VIP-at italianë në krahasim me ata shqiptarë, ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë?

VIP-at italianë apo edhe ata botërorë kanë një histori mbi shpatulla. Ndërsa tanë janë disi më komodë, apo euforikë dhe bëjnë hapa të shpejtë, por natyrisht që kur bën hapa të shpejtë, rrezikon të rrëzohesh. Në Itali ne e kemi kulturën të respektojmë dhe ta klasifikojmë atë që është VIP. Ndërsa në Shqipëri VIP janë politikanët dhe jo artistët e vërtetë. Në Itali politikanët më shumë ofendohen.

Tashmë me restorantin tuaj si po shkon puna, ka copëza Shqipërie në restorant, receta apo aksesorë?

Hapja e restorantit ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe e kisha si eksperiencë që para 10 vitesh. Pastaj kisha fatin që motra ime është një kuzhiniere e zonja. Kuzhina është tipike e zonës, pasi ne jemi rritur këtu. Por në shtëpi hamë vetëm kuzhinë shqiptare.

Keni menduar ndonjëherë të lini Italinë dhe të ktheheni të investoni në Shqipëri? Përpara 3 ose 4 vitesh e kisha menduar të kthehesha në Shqipëri. Në fakt, ndërtova dhe shtëpinë në qytetin e prindërve të mi, bleva edhe shtëpi në det, madje kërkova edhe për mundësinë e ngritjes së një biznesi, por është shumë e vështirë. Duhen vite për ndryshuar mentalitetin dhe jemi akoma larg meritokracisë, në çdo vend pune ka vetëm militantë. Nuk mund të vazhdojë kështu një shtet, më qan zemra, por kjo është e vërteta.

Mes biznesit dhe familjes, sa kohë i merrni shtëpisë për të qenë në punë dhe si e kompensoni?

Dihet që nëse do të kesh sukses, nuk mund të kesh shumë kohë të lirë, ose e lë pas dore familjen. Për mua ka qenë gjithmonë forca ime dhe gjithçka çfarë kam arritur është falë familjes sime, origjinës dhe kulturës sime.

Sa e ka ndryshuar Italia natyrën tuaj shqiptare apo natyrën prej malësori?

Unë jam rritur në Itali, ndaj kam marrë shumë nga mentaliteti i tyre dhe mënyra sesi bëhen gjërat këtu. Por nuk kam harruar asnjëherë origjinën time dhe vlerat e vendit tim. Sidomos zakonet e Lurës, të jesh gjithmonë një burrë i besës dhe i respektit. Padyshim që kjo ka qenë karta ime fituese, traditat që kam trashëguar nga familja ime, sidomos nga gjyshi im, i cili ishte një njeri i shquar në Lurë.

Keni pengje?

Nuk kam asnjë pendesë, do të bëja gjithçka prapë siç e kam bërë, sepse kam pasur sukses edhe kur kam bërë punë të rëndomta që më kanë forcuar, gjithmonë duke u përpjekur të mos bëj gabime.

Cili është hapi i radhës, ndonjë projekt apo sfidë e së ardhmes? Ëndërr që pret ta realizosh?

Natyrisht që e kam një ëndërr në sirtar. Do të doja shumë të ndryshoja mentalitetin në Shqipëri, për ta bërë atë vend më të mirë seç është, sepse ka shumë mundësi, ka detin, malin, agrokulturën. Unë udhëtoj dhe bëj sport edhe në mal dhe mund të them që Shqipëria ka mundësi të mëdha, por drejtohet shumë keq. Ata që drejtojnë, mendojnë vetëm të bëjnë dy lekë pa menduar për të ardhmen./  GSH123456

g.kosovari

Next Post
Në kërkim nga Interpol për llogari të drejtësisë italiane, kapet në Shkodër 29-vjeçari

Në kërkim nga Interpol për llogari të drejtësisë italiane, kapet në Shkodër 29-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In