• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Roben e Balak tek Kuper/ Këta janë humbësit më të mëdhenj të finaleve

by Java News
25/04/2020 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paolo Maldini deklaroi pak ditë më parë, në një lidhje LIVE në “Instagram” me Bobo Vierin, se është futbollisti më humbus në historinë e futbollit. Nisur nga kjo deklaratë, prestigjiozia “Marca” ka bërë një artikull special duke publikuar listën e humbësve më të mëdhenj në futboll. Të gjithë janë emra të njohur të futbollit, por që nuk kanë pasur fat në finale.

JAVIER MASKERANO

Ka mbi 20 trofe të fituar. Ka fituar tituj me River Plejt, Korinthiasin dhe Barcelonën. Ka dy trofe të Champions-it e po ashtu dy medalje të arta olimpike. Por ish-kapiteni i Argjentinës  ka humbur plot 11 finale, një më tepër se Messi. Me Argjentinën ishte nënkampion në Botërorin 2014 e po ashtu katër herë në Copa America.

Image

PATRIK EVRA

Evra ka fituar tituj me Monakon, Mançester Junajtid, Juventusin. Ka gjithsej 21 trofe. Mbrojtësi i majtë, tashmë i pensionuar, megjithatë ka bilanc negativ sa i takon finaleve.

Ai është futbollisti me më së shumti finale të Champions-it të humbur, gjithsej katër. Ka humbur edhe finalen e Euro 2016 ndaj Portugalisë.

Image

ARJEN ROBEN

Ylli holandez është një tjetër futbollist që ka fituar tituj në shumë vende. Ka fituar me PSV-në, Çelsin, Real Madridin, Bajernin.

Ai po ashtu ka humbur gjashtë finale, dy në Ligën e Kampionëve, tri në Superkupë dhe një të Botërorit (2010). Tri finalet e para të humbura bënë që ai të njihej një kohë si “humbësi”.

Image

MIKAEL BALAK

Plot trembëdhjetë tituj i ka fituar mesfushori i famshëm gjerman. Por viti 2002 nuk ishte i mbarë për Balakun. Atë vit ai i humbi të gjitha. Humbi titullin e Gjermanisë në ndeshjen e fundit. Humbi më pas finale e Kupës me Leverkusenin ndaj Shalkes. Skuadra e tij i kishte humbur edhe finalen e Championsit nga Real Madridi, ndërsa Gjermania humbi finalen e Botërorit nga Brazili.

Balak ka humbur gjithsej gjashtë finale. Vit i keq tjetër për të ishte 2008-a. Humbi finalen e Evropianit nga Spanja dhe finalen e Championsit.

Image

HEKTOR KUPER

Hektor Kuper si trajner ka pasur suksese të shumta. Por ka edhe gjashtë finale të humbura. Si trajner i Majorkës humbi finalen e kupës në vitin 1998. Një vit më vonë humbi finalen e Kupës së Fituesve të Kupave. Me Valencian ishte edhe më i keq bilanci i finaleve. Humbi edhe 2 finale të Championsit, në vitet 1999 dhe 2000. Kuper ka humbur edhe finalen e Kupës së Greqisë me Arisin në vitin 2010 dhe finalen e Kupës së Afrikës me Egjiptin në vitin 2017. Me Interin në vitin 2003 mbeti pa “Scudetto”, ndonëse ishte pranë saj.

Image

Del Piero, Lothar Mateus, Gonzalo Higuain, Xhixhi Bufon, Antoni de Avila janë lojtarët tjerë me shumë finale të humbura, raporton Marca.

 

Next Post
Bilanc pozitiv nga Greqia/ Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mbi 2500 të infektuar

Bilanc pozitiv nga Greqia/ Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mbi 2500 të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com