• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Nga rivlerësimi i pronave te rikthimi i TVSH-së në bujqësi!”/ Përmbajtja e paketës fiskale, nga janari paga minimale shkon..

by Os De
04/11/2025 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pr.buxhetin për vitin 2026 është përfshirë edhe paketa fiskale 2026, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale. 

Paqja fiskale 

Paqja fiskale, një premtim i kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, pritet të nisë zbatimin janari. 213 mijë tatimpagues debitorë, që do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2016-ës falet plotësisht. Efekti financiar nga zbatimi i kësaj nisme për vitin 2026 vlerësohet në rreth 3.7 miliardë lekë. 

“Projektligji “për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” projektligji parashikon kushtet për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara ndaj administratës tatimore qendrore në sistemin tatimore e-tax ose jashtë tij dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë. për vitin 2026 janë parashikuar në total rreth 3.7 miliardë lekë nga zbatimi tij”, thuhet në pr.buxhet. 

Rivlerësimi i ri pronave 

Rivlerësimi i ri pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 30 shtator 2026. Sipas pr.buxhetit tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Ky rivlerësim nuk do të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit, pasi të ardhurat nga ky proces neutralizohen me humbjet që do të krijoheshin nga ulja e tatimit mbi fitimin kapital në rast shitjeje. 

“Projektligji “për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” projektligji parashikon rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili synon të krijojë një kuadër ligjor për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve dhe personave juridikë, duke ofruar një instrument për të përshtatur vlerën e pronave të tyre me atë të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje, si dhe po rishikohen edhe çmimet e referencës. norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. për vitin 2026 nuk janë parashikuar të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit, për arsye se këto të ardhura neutralizojnë të ardhurat nga fitimi kapital i shitjes së pasurisë së paluajtshme”, thuhet në pr.buxhet. 

TVSH në bujqësi 

Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore. Efekti financiar i kësaj mase llogaritet në minus 1.5 miliardë lekë. 

“Projektligji “për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” ky projektligj ka si qëllim të mbështesë dhe lehtësojë prodhuesin bujqësor (fermerin), nëpërmjet rishikimit të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, duke prezantuar një normë dhe procedurë të re të kompensimit të prodhuesve bujqësorë. synohet që fermeri do të kompensohet me një normë prej 10 për qind për tatimin mbi vlerën e shtuar e paguar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, në funksion të realizimit të aktiviteteve të tij prodhuese bujqësore. efekti është vlerësuar rreth minus 1,5 miliardë lek”, thuhet në pr.buxhet. 

Rritja e pagave 

Nga janar 2026 nga 1 janar 2026 do të rritet paga minimale nga 40 mijë lek në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Bazuar në të dhënat e administratës tatimore, rezulton se efekti pozitiv në të ardhura do të jetë rreth 9 miliardë lek, nga të cilat rreth 7,6 miliard lekë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1,4 miliardë lek nga kontributet shëndetësore. 

 

Next Post
Pezullohet hetimi ndaj Dodik dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

Pezullohet hetimi ndaj Dodik dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, e mitura humb jetën

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

August 9, 2026
Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

August 9, 2026
VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com