• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga rinergjizimi, arrestimi i Veliajt te turi me diasporën, si erdhën socialistët drejt fushatës për garën e 11 majit

by E S
12/04/2025 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama kërkon mandatin e katërt qeverisës në këto zgjedhje me një motiv që shumë pak do ta mendonin se do të përdorej ndonjëherë si retorikë politike e aq më pak elektorale. Kërkon votën duke premtuar përgatitjen e vendit për anëtarësimn në Bashkimin Evropian, brenda vitit 2030

Kryetari socialist vuri në lëvizje partinë, që pas përfundimit të sezonit veror 2024, ndërsa më herët partia kishte kaluar në një proces të brendshëm zgjedhjesh dhe rienergjizimi me qëllim fuqizimin për vitin zgjedhor.

Në të njejtën mbledhje të Asamblesë e Partisë Socialiste, ai njoftoi ekipin që do të do të marrë përsipër fushatën, me 15 drejtuesit politikë të qarqeve, ku nuk munguan surprizat, me përfshirjen e emrave të rinj dhe spostimin e disa të vjetërve.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte Tirana. Veliajt që deri në atë moment kishte patur kontrollin e plotë dhe të strukturave të partisë, u la paksa në hije, ndërsa iu bashkangjitën Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

E gjitha u pa si një ftohje e qartë mes të dyve. Për disa muaj rresht figura e Veliajt, ndryshe nga më parë, do të mungonte në takimet partiake. Por nga fundi i vitit ai do të rishfaqet përkrah kryeministrit

Arrestimi i Erion Veliajt në 10 shkurt, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve i ndryshoi jo pak dinamikat në Partinë Socialiste. Tirana prodhon numrin më të lartë të vendeve në parlament. Prandaj Rama u gjend përballë një situate të papritur që e detyroi të marrë vetë çdo gjë në kontroll, pa humbur kohë.

Unë kryetar bashkie kam qënë, ndoshta jo aq i zoti sa kryetari juaj…edhe për mua është e qartë që do të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës.

Kjo deklaratë kryeminsitrit Rama, vetëm 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, u pasua me takime të shpeshta në bashkinë e Tiranës, me nënkryetarët e stafin drejtues të bashkisë. Ndërsa në 12 mars, Rama zbuloi dhe se listën e kandidatëve për deputetë do ta kryesonte pikërisht ai.

Paralelisht me takimet dhe organizimet e brendshme, socialistët i dhanë prioritet votës së emigrantëve të cilët për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të kishin mundësinë të votonin në zgjedhjet parlametare të vendit të tyre.

Turin me diasporën Edi Rama i nisi qysh në maj të 2024-ës, fillimisht në Greqi e më pas në Itali, por takimet të mirëfillta elektorale për të kërkuar mbështetje në diasporë për të e Partinë Socialiste morën udhë në nëntor të 2024-ën me shqiptarët e Selanikut dhe të Londrës, për të vijuar më pas në Kretë, Athinë e Milano.

“Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë, e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE”, tha Rama nga Selaniku.

“Më 11 maj të votojmë të gjithë së bashku aty ku ndodhet forca e duhur, në kohën e duhur dhe në vendine duhur që atë pasaportën që mund tju duhet edhe 10-15 vjet ta merrni nga shteti grek, ta merri nga shteti shqiptar”, tha Rama nga Kreta.

“Kam besim që nga Greqia do të na vijë një mbështetje shumë e madhe. Do ju lutesha ta ndiqnit procesin me shumë vëmendje. Mos e lini për orën e fundit të shënoni te kutia 5 një shenjë që jeni për BE dhe ta çoni e ta hidhni në postë, që kur ti dorëzoni pasaportën euro fëmijëve”, tha Rama nga Athina.

Listat e kandidatëve për deputet ishin një tjetër moment i rëndësishëm për socialistët. Piketat për hartimin e tyre Edi Rama i vendosi që në shtator të 2024-ës, kur paralajmëroi xhaketat e vjetra të PS-së se këtë herë nuk do të kishin mbrojtjen poltike të partisë, por do të duhet të luftonin në listë të hapur për vendin e tyre në parlament.

Ajo çka u vu re ishte se Rama la në pozita të sigurta vetëm 16 deputetë të kësaj legjislature, ose 21% të grupit parlametar në listë të mbyllur, 34 prej tyre janë në listë të hapur, dhe 24 deputetëve aktualë Rama nuk ua dha më shancin e rikandidimit.

Partia Socialiste bëhet kështu e para parti në 34 vite demorkaci që ka arritur t’i rezistojë sfidave të pushtetit për 3 mandate rresht e në kërkim të mandatit të katërt për integrimin në BE.

Madje në këto zgjedhje Edi Rama ka thyer traditën zgjedhore vetëm për shkak të simbolikës.

Fushatën e elektorale nuk do ta çelë më 11 prill siç përcakton Kodi Zgjedhor, por 1 ditë më pas në datë 12, në orën 12 të mesditës këtu në sheshin Skënderbej, numër që përkon me 12 yjet e vendosur në flamurin e BE-së. /shqiptarja/

Next Post
LIVE/ Rama prezanton këngën e fushatës, këndohet nga Noizy: Ky është momenti ynë! Nuk kthehemi më pas

“Kemi në dorë fatin europian të vendit”/ Rama: Kush e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE, voton PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In