• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nga Reuters tek ‘AP’ dhe ‘ABC News’/ Sulmi me tre të vrarë në Deçan të Kosovës jehonë në mediat ndërkombëtare

by Java News
27/11/2021 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për sulmin e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona e një tjetër u plagos. Mes mediave që kanë raportuar për ngjarjen e rëndë janë edhe agjencia e njohur amerikane e lajmeve, “Associated Press”, dhe transmetuesi publik gjerman, “Deutsche Welle”.

“Një burrë i paidentifikuar hapi zjarr ndaj një autobusi që po bartte adoleshentë në perëndim të Kosovës të premten, duke vrarë tre persona e duke plagosur një tjetër, thonë policia e raportimet e mediave”, shkroi agjencia “Associated Press”, raporton Gazeta Express.

“Presidentja Vjosa Osmani e quajti tronditës sulmin dhe u bëri thirrje zyrtarëve për sundim të ligjit që t’i gjejnë autorët sa më shpejt që është e mundshme”, shkruan më tej agjencia e njohur amerikane.

Për sulmin raportoi edhe transmetuesi i njohur publik gjerman, “Deutsche Welle”. “Drejtuesi i autobusit u vra menjëherë, ndërsa tre adoleshentët u lënduan. Ata u dërguan në spital, ku dy nuk u mbijetuan plagëve. Raportohet se adoleshenti i tretë është në gjendje të qëndrueshme. Më vonë, disa media cituan zyrtarë të kenë thënë se më shumë persona janë të plagosur”, raportoi “Deutsche Welle.

Rreth tragjedisë së rëndë shkroi edhe agjencia e njohur britanike, “Reuters”. “Një drejtues autobusi dhe dy adoleshentë u vranë në Kosovën perëndimore, kur një burrë i maskuar hapi zjarr ndaj një autobusi që po bartte pasagjerë, përfshirë nxënës që po ktheheshin në shtëpi, tha një komandant policie të premten”, raportoi agjencia “Reuters”.

Lajmin e raportuan edhe disa media tjera të huaja, përfshirë rrjetin e njohur medial në Shtetet e Bashkuara, “ABC News”, Shërbimi në Gjuhën Angleze i Radios “Evropa e Lirë”, faqja izraelite e lajmeve në gjuhën angleze, “Jerusalem Post”  e media të tjera.

g.kosovari

Next Post
Rreziku i variantit të ri të COVID/ SHBA ndalon udhëtimet nga Afrika e Jugut. Biden thirrje për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra

Rreziku i variantit të ri të COVID/ SHBA ndalon udhëtimet nga Afrika e Jugut. Biden thirrje për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In