• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Putin, te Netanyahu e Ballkani, liderët përshëndesin dhe “urrejnë” kthimin e Trump

by A R
21/01/2025 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët botërorë përgëzuan Donald Trump për rikthimin e tij në majën e pushtetit si president. Shumë prej tyre kërkuan aleanca më të fuqishme apo vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve dhe Shtetet e Bashkuara përmes postimeve të mirëmenduara në rrjete sociale apo deklaratave.

Kryeministri indian, Narendra Modi, e quajti presidentin amerikan “mik i dashur”, ndërsa lideri i Hungarisë, Victor Orban, tha se kishte “ardhur koha e tyre për të shkëlqyer”. Por jo të gjitha mesazhet ishin përgëzuese. Duke iu përgjigjur kërcënimeve të tij, presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, refuzoi dorëzimin e Kanalit të Panamasë në kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Fqinjët e tjerë rajonal e kritikuan Trumpin gjithashtu.

Kuba dënoi vendimin e tij për rivendosjen e ishullit në listën Amerikane të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Kryeministri në largim i Kanadasë, Justi Trudeau, përdori një ton më të butë pavarësisht sinjaleve për vendosjen e tarifave tregtare, shkruan A2 CNN.

Liderët e vendeve të përfshira në luftë patën mesazhe të ngrohta në drejtim të Trumpit, me kryeministrin izraelit që theksoi se ditët më të mira të aleancës janë përpara. Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh i hapur për rindërtimin e marrëdhënieve me SHBA-të, ndërsa lideri ukrainas, Volodymyr Zelenski nënvizoi se Trumpi si president sjell ndryshim dhe shpresë për paqe përmes politikës së forcës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vuri theksin tek shtimi i shpenzimeve për mbrojtjen dhe rritjen e prodhimit të armëve. Në Europë, urimet kanë qenë jo dhe aq entuziaste me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe liderët e Bashkimit Europian që kërkojnë të punojnë me Trump për të fuqizuar partneritetin transatlantik. Mesazhe urimi kanë vërshuar edhe nga Ballkani Perëndimor. Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e aleancës dhe miqësisë së fortë me SHBA-në.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, rikujton angazhimin thelbësor Amerikan në ditët më të errëta të vendit dhe kujton se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Lideri serb, Aleksandër Vuçiç, uroi Trumpin duke theksuar se beson në vizionin e presidentit për një botë me paqe, liri dhe drejtësi.

Next Post
“Do përfundoni skllevër!”, Britania fushatë dekurajuese për shqiptarët: Mos merrni varkat për të kaluar La Manshin

“Do përfundoni skllevër!”, Britania fushatë dekurajuese për shqiptarët: Mos merrni varkat për të kaluar La Manshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In