• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga punët e shtëpisë te kujdesi për fëmijët, gratë shqiptare kalojnë 6 orë çdo ditë punë të papaguar

by E B
08/03/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga punët e shtëpisë, përfshirë pastrimin e gatimin, te përkujdesja e fëmijëve, gratë shqiptare harxhojnë 343 minuta ose 5.7 orë çdo ditë punë të papaguar.

Në raport me burrat, ky tregues është gjashtë herë më i ulët. Krahasuar me mesataren e vendeve europiane, koha e papaguar te gratë shqiptare është 2.2 herë më e lartë.

Eranda Ymerali, eksperte e tregut të punës, thotë se: “Ka të bëjë edhe me hendekun ende të pranishëm gjinor në Shqipëri, që femra apo gruaja shikohet si përgjegjëse apo kujdestare e familjes, sesa si person që mund të dalë nga shtëpia e të sjellë të ardhura.”

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi fuqizimin ekonomik të grave tregon se këto të fundit vijojnë të përballen ende me hendeqe në tregun e punës. KLSH-ja vlerëson se, veçanërisht në zonat rurale, gratë përballen sa me dyer të mbyllura, aq edhe me pagesa të ulëta, ndërsa politikat për fuqizimin e tyre më shumë kanë mbetur në letër.

“Kjo pasi punët që ofrohen në zonat rurale lidhen kryesisht me fasonin dhe bujqësinë. Të dyja këto profile punësh nuk paguajnë shumë, ndaj edhe në një farë mënyre bëhen jojoshëse”, shtoi Ymerali.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në fund të vitit të shkuar, shkalla e papunësisë te gratë në vend ishte 9.7 për qind, nga vetëm 6 për qind në vendet europiane.

Në një kohë që tregu, më shumë se kurrë, ka nevojë për punonjës, ekspertët këshillojnë përfshirjen e grave për të përballuar krizën që sa vjen e thellohet.

Next Post
Xhensila Myrtezaj harron Bes Kallakun, kapet “mat” duke u puthur dhe përqafuar me reperin e njohur shqiptar

Xhensila Myrtezaj harron Bes Kallakun, kapet “mat” duke u puthur dhe përqafuar me reperin e njohur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com