• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga pula e pjekur e deri tek luleshtrydhet…/ Cili ishte vakti i fundit i 9 vrasësve të frikshëm serialë

by Java News
05/06/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga pula e pjekur, kafja, luleshtrydhja, akullorja dhe deri tek ushqimi i burgut janë disa nga ushqimet që 9 vrasësit më të frikshëm serial kanë kërkuar përpara se të iknin nga kjo botë.

Vrasësit John Wayne Gacy, Aileen Wuornos, Timothy McVeigh, Ted Bundy, Stephen Wayne Anderson, John Martin Scripps, Marion Albert, Pruett Fritz Haarmann, dhe Charles Starkweather, në vaktin e tyre të fundit mesa duket kanë kërkuar ushqimet e tyre të preferuar.

Aileen Wuornos mori famën e saj si një punonjëse seksi, e cila kishte vrarë 7 meshkuj në Florida. Deri në fund ajo pretendoi se të gjitha vrasjet i kishte kryer për vetëmbrojtje. Për vaktin e saj të fundit ajo porositi vetëm një filxhan kafe.

John Wayne Gacy u dënua me vdekje në vitin 1994 për vrasjen e 33 djemve, kufomat e të cilëve i kishte varrosur në shtëpinë e tij në Ilinois. Për vaktin e tij të fundit ai porositi tek restorantet e KFC, e menuja përfshinte pulë të pjekur, patate të skuqura dhe luleshtrydhe.

Timothy McVeigh është autor i vrasjes së 168 personave dhe plagosjes së mbi 680 të tjerëve, pasi shpërtheu një bombë në Oklahoma në vitin 1995. Para ekzekutimit ai kërkoi akullore me çokollatë.

Në 1976-tën, Ted Bundy u arrestua dhe u dënua me 15 vite burg për rrëmbim, por më pas policia zbuloi se ishte i përfshirë në 30 vrasje. Në ditën e tij të fundit, refuzoi ta zgjidhte ushqimin, duke marrë një vakt normal burgu.

Stephen Wayne Anderson pasi u arratis nga burgu hyri për ët fshehur në shtëpinë e një 81-vjeçare, të cilën e vrau me gjakftohtësi. Si vakt të fundit ai kërkoi djathë të shkrirë.

John Martin Scripps ishte një vrasës serial anglez, i cili besohet se ka kryer disa vrasje në shtete të ndryshme, duke marrë edhe nofkën “Turist prej ferrit”. Si vakt të fundit ai porositi pica dhe çokollatë të nxehtë.

Marion Albert Pruett rrëfeu se kishte vrarë 5 persona gjatë vitit 1981. Për vaktin e tij të fundit ai kishte kërkuar ushqim të skuqur.

Fritz Haarmann i njohur si “Kasapi i Hanoverit”, Haarman ishte një vrasës serial gjerman, i cili u dënua për vrasjen e dhjetra djemëve të rinj. Ai kërkoi një cigare dhe një filxhan kafe para ekzekutimit në 1925-sën.

Charles Starkweather ishte vetëm një adoleshent kur nisi vrasjet seriale që zgjatën për dy muaj në Nebraska dhe Wyoming, duke u marrë jetën të paktën 10 personave në vitin 1958. Gjatë gjithë kohës ai shoqërohej nga e dashura e tij 14-vjeçare Caril Ann Fugate, prindërit e së cilës ishin mes viktimave. Për vaktin e tij të fundit ai kërkoi proshuta.

g.kosovari

Next Post
Nën shënjestrën e OFL/ Kush është Gëzim Çela, ish-oficeri i Forcave Speciale dhe Arben Prendi korrieri i Jurgen Mollës

Nën shënjestrën e OFL/ Kush është Gëzim Çela, ish-oficeri i Forcave Speciale dhe Arben Prendi korrieri i Jurgen Mollës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In