• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nga projektet për Shqipërinë e deri te ushtria, çfarë premton Kurti nëse merr një tjetër mandat

by E S
07/09/2025 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti e sfidoi Gjykatën Kushtetuese e cila ka bllokuar deri me 30 shtator vendimmarrjen e Kuvendit për krijimin e institucioneve të reja përfshirë qeverinë.

Kryeministri në detyrë pasi mori me votë unanime nga këshilli kombëtar i Vetëvendosjes mandatin për krijimin e qeverisë Kurti 3 prezantoi edhe programin katër vjeçar.

Kurti synon që të zhvillojë projekte të përbashkëta me kabinetin Rama 4 që nga hekurudha Durrës – Gjakovë, ushtria dhe tekstet e përbashkëta për diasporën.

“Së bashku me Shqipërinë do të sigurohemi që të mbahet mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shtetet ku ka komunitet më të madh shqiptar. Në mandatin e ri do të fillojmë me ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, që përmban segmentin Gjakovë-Shkodër. Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në bashkëpunim me akademitë më të zhvilluara ushtarake në vendet partnere. Do ta krijojmë njësinë ushtarake së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, tha Albin Kurti.

Akuzoi kushtetuesen se ka zvarritur për më shumë se katër muaj vendimmarrjen për konstituimin e Kuvendit duke funksionuar si hije politike e opozitës kundër Vetëvendosjes. Sipas Kurtit pesë nga shtatë gjyqtarët kushtetues janë zgjedhur në vitin 2018, kur në pushtet ishte koalicioni i Hashim Thaçit me Isa Mustafën dhe Listën Serbe”.

“Gjykata Kushtetuese ishte si një hije politike e opozitës ndaj VetëVendosjes. Gjykata mori masë të përkohshme sipas listës serbe, të paarsyeshëm. Dhe kërkoi që 120 deputetë të Republikës së Kosovës të vegjetojnë deri më 30 shtator, plot 25 ditë kot. Gati 3 muaj e gjysmë që prej mesit të prillit dhe deri tek zgjedhja e kryetarit dhe katër nënkryetarëve në fund të gushtit, 3 muaj janë vonesë e gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.

Një tjetër objektiv i Kurtit nëse arrin të rizgjidhet është përfundimi i negociatave me BE-në brenda vitit 2030.

Next Post
Shokët që vranë shokët, si është shpërfytyruar bota e krimit në Shqipëri nga pabesia, besëprerja dhe intrigat

Shokët që vranë shokët, si është shpërfytyruar bota e krimit në Shqipëri nga pabesia, besëprerja dhe intrigat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In