• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

by E S
26/04/2025 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Meshën e Dritës kremtuar sot, më 26 prill, në orën 10.00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, pikërisht në ditën kur Kisha Katolike e sidomos shqiptarët, që e kanë për Pajtore, kremtojnë Zojën e Këshillit të Mirë, Papës Françesku i jepet përqafimi dhe përshëndetja e fundit si kryetari i Kishës dhe dishepull i Krishtit.

Mesha e Dritës, që shpreh besimin në Krishtin e Ngjallur, kremtohet në latinisht, siç parashikohet nga Ordo Exsequiarum Romani Pontificis në botimin e ri të vitit 2024 me thjeshtimet e dëshiruara nga Papa Bergoglio, e kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re.

Me të, do të bashkëkremtojnë 980 kardinaj, ipeshkvij e meshtarë. Gjatë Kungimit, do të shpërndajnë hosten shenjte 200 vetë caktuar për këtë shërbesë, ndërsa në anën e djathtë të tremes, ku ndodhet shtatorja e Shën Pjetrit, do të jenë mbi 4 mijë meshtarë. Përpara altarit, në të djathtë, ikona e Zojës Salus Populi Romani.

6 lutjet e besimtarëve do të lexohen në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe në gjuhën kineze. Pas Kungimit kremtohet Ultima commendatio, rekomandimi i fundit drejtuar Zotit për ta mirëpritur shpirtin e të ndjerit në bashkimin e lavdishëm të shenjtorëve, si edhe Valedictio, lamtumira, ose përshëndetja e fundit para varrimit, me Lutjen e Kishës së Romës ndjekur nga lutja e shqiptuar prej kardinalit Baldo Reina, vikar i përgjithshëm për dioqezën e Romës, si edhe, në greqisht, me Lutjen e Kishave Lindore ndjekur nga ajo e Patriarkut të Antiokisë të Greko-Melkitëve Youssef Absi.

Në fund, kardinali Re spërkat me ujë të bekuar dhe kem arkivolin, i cili, më pas, kalon nëpër Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej, me një procesion mortor, në Bazilikën e Zojës së Madhe ku do të bëhet varrimi.

Procesioni del nga Shtet-Qyteti i Vatikanit prej së ashtuquajturës Porta e Perugino-s, kalon nëpër rrugët kryesore të qendrës historike të Romës, deri në Bazilikën e ndërtuar me dëshirën e Papës Liberi.

Varri i Atit të Shenjtë është në navatën anësore të kishës, ndërmjet Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza. Varrimi paraprihet nga këndimi i 4 psalmeve dhe shoqërohet nga 5 lutje ndërmjetësimi, më pas këndohet “Atyna”.

Pas lutjes së fundit, mbi arkivolin e Papës vendosen vulat e Kardinalit Kamerleng të Kishës Shenjte Romake, Kevin Joseph Farrell, të Prefekturës së Shtëpisë Papnore, të Zyrës së Kremtimeve Liturgjike të Papës Romak dhe të Kapitullit Liberian. Pasi përfundojnë këto gjeste, arkivoli vendoset në varr dhe spërkatet me ujë të bekuar ndërsa intonohet lutja e Mbretëreshës Qiellore.

Pastaj, formaliteti i fundit: noteri i Kapitullit Liberian harton aktin autentik, që vërteton varrimin dhe ua lexon të pranishmëve. Ai nënshkruhet nga kardinali Kamerleng, nga Regjenti i Familjes Papnore, imzot Leonardo Sapienza, nga Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore, imzot Diego Ravelli dhe, së fundi, nga noteri.

Delegacionet e pranishme

Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump. Nga Shqipëria ka ardhur presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm krerët fetarë të shumë feve botërore, si myslimanë, budistë, hinduistë, sikhë, zoroastrianë e jainistë.

Nga Shqipëria, që dje, bënë homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit së bashku me delegacionet shtetërore e sot janë të pranishëm në meshë: kardinali shqiptar Ernest Simoni, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, kreu i Bashkësisë Myslimane sunite të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti.

Edhe emigrantët shqiptarë në Itali janë organizuar nën drejtimin e koordinatorit kombëtar të Kishës Katolike për ta, don Anton Kodrarit, për të marrë pjesë në përshëndetjen e fundit për Papën Françesku, i cili – kujtojmë – e zgjodhi Shqipërinë si vend të parë evropian për ta vizituar, më 21 shtator 2014; shpalli shenjte Nënë Terezën, më 4 shtator 2016; nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit, më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024, që u ngritën në nderimet e altarit në Shkodër.

Sot, qeveria e Tiranës e ka shpallur ditë zie kombëtare, duke e ulur në gjysmështizë flamurin në të gjitha institucionet shtetërore e publike, “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”, siç shkruhet në vendimin e datës 24 prill. Të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, transmetojnë muzikë funebër e shumë nga impenjimet politike, në këtë kohë fushate zgjedhore, janë shtyrë, ose bëhen pa muzikë.

Next Post
Trump dhe Zelensky flasin kokë më kokë para nisjes së varrimit të Papa Françeskut

Trump dhe Zelensky flasin kokë më kokë para nisjes së varrimit të Papa Françeskut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com