Shtatë persona kanë përfunduar në pranga nga policia e Tiranës, ku njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Kavajës.
Në pranga përfundoi Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi rezulton i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Gjithashtu, policia ka arrestuar një 59 vjeçar, i cili ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë bashkiake, duke plagosur lehtë me makinë njërin prej tyre.
Ai është arrestuar, pasi ka kundërshtuar policinë për të paguar një gjobë dhe tentoi të largohej me mjet. Por policia bashkiake e ka ndaluar 59-vjeçarin me iniciale D.S. për t’i vendosur një masë administrative.
Ky i fundit i ka kundërshtuar dhe teksa tentoi të largohej me mjetin e tij, ka dëmtuar lehtë një prej efektivëve në këmbë, i cili më pas u mjekua dhe doli nga spitali.
Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe edhe tre persona të tjerë, A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Ndërsa shtetasi A.K., 58 vjeç, është ndaluar, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
/a.r