• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga përgjues, në përgjërues…

by Mero Baze
20/05/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Përse askush nuk pranon të jetë përgjuesi i Xhafajt?)

Nga Mero Baze

I vetmi detaj që bashkon historinë e stisur të çështjes Xhafaj, është se askush nga personazhet e filmit, nuk merr përsipër përgjimin.

I pari që u distancua nga përgjimi ishte Lulzim Basha. Sapo Edi Rama deklaroi se ka siguruar një provë shkencore, se gjithçka është e montuar, ai nxorri menjëherë në ekran “Babalen”, për t’u distancuar nga historia dhe për t’ia lënë atij përgjegjësinë.

Pas kësaj, Veliu u thirr nga Prokuroria dhe dëshmoi për gjashtë orë rresht. Sipas asaj që ka thënë në shtyp pasi ka dalë nga Prokuroria, ai nuk merr përsipër përgjimin dhe deklaron se nuk e di, se kush e ka bërë.

Ndërkohë PD me nxitim tentoi të shpëtojë dhe regjisorët e tjerë të kasetës, deputetët e saj, që do paraqiten në Prokurori, duke nxjerrë në skenë emrin e një militanti të PD, që së fundmi është përfshirë si gazetar në disa emisione televizive dhe shërben në një portal të PD-së.

Nxjerrja në skenë e gazetarit u bë si një përpjekje për të manipuluar opinionin, duke theksuar se intervistën e Veliut në selinë e PD, e ka marrë gazetari, dhe jo Lulzim Basha.

Në fakt nuk kishte asnjë rëndësi, pasi ajo intervistë nuk kishte pyetje, por vetëm përgjigje. Dhe si intervistë nuk ka ndonjë kuriozitet për autorin, se intervistuesi aty nuk ka bërë ndonjë faj.

Por PD pak nga pak avancoi dhe i veshi gazetarit dhe përgjimin. Në një intervistë të tij për shtypin sot, gazetari i PD distancohet nga përgjimi, por pranon vetëm që ka marrë kasetën me bisedën Veliu-Xhafaj.

Pra, Veliu thotë nuk e kam regjistruar unë atë bisedë. Gazetari i PD thotë mua ma solli Veliu të gatshme, ndërkohë që Veliu thotë nuk e di kush e ka përgjuar dhe lë të kuptojë që e ka përgjuar gazetari.

Nëse prova shkencore hedh poshtë si jo origjinale regjistrimin, atëhere është e qartë se e gjithë loja është të mos marrë askush përsipër regjistrimin e një bisede që nuk ka ndodhur.

As Basha, as Salianji, as Alibeaj, as Veliu dhe as gazetari i PD, nuk pranojnë që kanë regjistruar, por të gjithë pranojnë se kanë një kasetë ku dëgjohet regjistrimi.

Kaq mjafton për të kuptuar jo vetëm seriozitetin e këtij filmi policesk, por përgjegjësinë penale, të cilës i tremben të gjithë ata që tentuan të mburren si përgjues, ndërsa tani sillen si përgjërues, që nuk e kanë bërë

a.ç

Next Post
5 maji, nga Karl Marksi… tek hunjtë e demokratëve

Kur politika bën drejtësinë dhe media, politikën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In