• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

by A R
25/07/2026 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Refit Buzin, autorin e vrasjes së ish-vjehrrëve të tij këtë të premte, 24 korrik, në Roskovec.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën “Përballë Lajmit”, Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, u shpreh se Buzi ka një historik të errët në Angli. Sipas Softës, autori i vrasjeve është marrë peng dhe për lirimin e tij asokohe janë kërkuar 400 mijë paund. Për shpëtimin e tij, u angazhuan forcat blu britanike dhe shqiptare.

“Autori i dyshuar i vrasjes ka një historik në shtetin anglez. Dhe atje është marrë peng, ka pasur një pengmarrje, ku është kërkuar një gjobëvënie në vlerë 400 mijë paund për t’u liruar dhe ka qenë një operacion i përbashkët midis policisë shqiptare dhe asaj angleze për lirimin e tij”, u shpreh ai.

Në analizën e tij, Softa shprehet se ngjarja tragjike nuk ka qenë diçka e ndodhur momentalisht, por e paramenduar nga autori.

“Kjo situatë nuk mund të jetë kaq e thjeshtë, por duhet parë historiku i marrëdhënieve të tij me partneren, në çfarë raportesh kanë qenë, nëse kanë pasur konflikte të mëparshme, nëse faktorët e këtij konflikti kanë qenë baza ekonomike apo jo. Fakti që vjen nga Anglia në Tiranë ka një paramendim. Nuk besoj se është një ngjarje e atij çasti, ku konflikti ka përfunduar me vrasje. Fakti që ka qenë i armatosur ka treguar një paramendim në këtë ngjarje. Fillimisht ka marrë të atin e partneres, ka plagosur të ëmën, e cila, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mbijetuar, pra ka pasur dy viktima dhe momenti i rrethimit ka pasur dhe pengmarrje. Pra, ka një qartësi mendimi. Nuk është vetëm hakmarrje, por dhe pengmarrje”, u shpreh ai.


Kujtojmë se ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të premteje, 24 korrik, kur Refit Buzi ekzekutoi me armë ish-vjehrrin, Kosta Plaka, dhe ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve. I riu mori peng dhe për disa orë ish-partneren e tij. Autori i dyshuar i krimit, pas disa orësh përpjekjeje, nuk pranoi dorëzimin te Policia dhe RENEA dhe ndërmori aktin e rëndë duke u vetëvrarë brenda makinës së tij.

Dyshohet se një nga motivet e krimit ishte refuzimi nga e reja për t’u rikthyer me 35-vjeçarin. Ish-çifti ka jetuar sëbashku për një periudhë në Tiranë, atje ku ajo studionte për infermieri.

Me diferencë të konsiderueshme në moshë, ata u fejuan kohë më parë. Siç kanë rrëfyer të afërmit e vajzës, bashkëjetuan në Tiranë për një periudhë, pasi 23-vjeçarja po studionte për Infermieri. Për shkaqe që ende nuk janë qartësuar plotësisht, e reja vendos t’i japë fund lidhjes. Kaq mjaftoi që ajo të ishte vazhdimisht nën kërcënimet me armë të ish-partnerit, aq sa u detyrua të lërë universitetin dhe të rikthehet në fshatin e lindjes.

Buzi, siç tregojnë të afërmit e vajzës, është arrestuar e liruar disa herë. Madje, së fundmi, ishte nën masën e arrestit në shtëpi.


“Ngjarje e paralajmëruar”

Për familjarët Plaka, ngjarja ishte e paralajmëruar. Vëllai i viktimës dha një prononcim për mediet, ku tregoi se si 35-vjeçari kërcënoi se do t’i vriste të gjithë.

Vëllai i viktimës: Bërtisnin brenda, nuk shkuam të shikonim brenda se nuk kishim armë. Ai thoshte hajdeni se do t’ju vras të gjithëve! Merr policinë…Policia ka ardhur pas një ore! E ka marrë çuni, ta tregon ai.

–Pra ju e patë autorin, ju kërcënonte?

Vëllai i viktimës: E kishte lënë makinën nga pjesa mbrapa, e mori dhe çupën, iku!

–Vajza qëndronte këtu?

Vëllai i viktimës: Po, këtu qëndronte… Kishin probleme, tre herë është arrestuar e tre herë ka dalë (referuar autorit). Ai shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë, e futën, pas një muaji e nxorrën prapë. Këtu ishte në arrest shtëpie se gjithmonë kërcënonte. I thoshte vajzës do vish këtu te unë, ti pa mua nuk bën…Do ju vras të gjithëve! Ka qenë e parashikuar kjo, shantazhi që ka bërë ai… Po bën kohë! Vajta brenda, vëllai shtrirë atje, kunata shtrirë…

Nipi i 58-vjeçarit të ndjerë rrëfeu momentet e frikës, duke thënë se u zgjua nga gjumi pas dy krismave.

“Ngjarja ishte paralajmëruar disa herë. Policia e arrestonte, por më pas prokuroria e lironte. Ja ku jemi sot… Nusja e xhaxhait ndodhet në spital dhe ende nuk e dimë gjendjen e saj. Ai ka marrë me vete edhe vajzën, e cila është vetëm 23 vjeçe. E ka kërcënuar edhe më parë, madje edhe në Tiranë, dhe ka përdorur armë ndaj saj”, tregoi ai.


Pretendimet e familjes Buzi

Ndërkohë, prindërit e autorit 35-vjeçar hodhën akuza ndaj familjes së ish-bashkëjetueses së tij, duke pretenduar se konflikti mes palëve nisi për shkak të një shume parash.

Sipas tyre, 35-vjeçari kishte dërguar para nga Anglia gjatë kohës që ata jetonin bashkë dhe pas ndarjes kishte kërkuar kthimin e tyre, por kërkesa e tij nuk ishte pranuar. Sipas tyre, mosmarrëveshjet financiare ishin në qendër të përplasjes mes dy familjeve.

Në një prononcim për gazetaren e Klan News, Anila Sefa, babai i të riut u shpreh se zënkat mes djalit të tij dhe ish-partneres nisën për një shumë parash.

Sipas tij, Buzi i kishte dërguar para vajzës, por ai u shpreh se nuk di asgjë më shumë, teksa shtoi se vajza shkonte shpesh i vizitonte, madje takonte edhe të riun fshehurazi prindërve të saj

“Ka pasur konflikte me familjen e vajzës, por saktë nuk i dimë gjërat. Që kur ka ardhur, që u kthye sepse ishte jashtë, kishte dërguar disa lekë. I kishte dërguar në emër të saj. Kur kthehet që andej i kërkon ato lekë, që atje u shkatërruan, por nuk i di muhabetet e sakta. Që ato ditë u prish muhabeti. Ajo sa herë që vinte këtu na thoshte që të mos u tregonim prindërve të saj. Vinte fshehtas. Vinte pa lejen e prindërve, takohej me Nertilin. Edhe para se të hapej ky muhabet”, tha ai.

Next Post
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In