• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Patozi dhe Selami, te Bojaxhi dhe Topalli… A do të jetë kjo opozita e re?

by A R
22/02/2019 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëra mediatikë pranë opozitës po denoncojnë këto orë standartin e diskutueshëm perëndimor të “stabilitetit në kurriz të keqqeverisjes”, në mbrojtje apo justifikim të tezës së heqjes dorë nga mandatet, një akt ekstrem që ka shokuar kancelaritë euroatlantike. Sepse është fjala për dalje nga sistemi e jo thjesht bojkot, diç që sistemi e pranon dhe ka mekanizma zgjidhës. Dhe alarmi nuk është mbi cenimin e stabilitetit; alarmi është mbi tronditjen e sistemit. Shqipëria po prodhon një precedent që më pas mund të ketë në kohë të ndryshme një efekt zinxhir, i cili mund të përmbysë rregullat e lojës.

Dhe këtu Perëndimi ndodhet para një dileme: ta tolerojë këtë që po ndodh duke zgjedhur të negociojë me palën rebele, me qëllim rikthimin në sistem, apo ta ndëshkojë për ta kthyer në precedent ndëshkimin e atij që tentoi të krijojë precedentin? Dhe ndëshkim do të thotë eliminimi i burimit të precedentit, më saktë zëvëndësimin e kësaj opozite të vetlarguar.

Si mund të bëhet kjo? E këtu është sfidë është PD-ja si parti tradicionale e jo LSI, e cila ekziston falë profilit klientelist.

Zgjidhja mund te gjendet te investimi te ato individë apo grupime të djathta të pafaktorizuara politikisht e që deri dje ishin kontigjent i PD-së. Dhe këtu është fjala për figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Eduart Selami, Preç Zogaj (një ndër kundërshtarët e djegies së mandateve, ish gjithashtu figurë e PD-së), Bamir Topi e Gjergj Bojaxhi. Këto dy të fundit arritën dhe të themelojnë parti. Gjithsesi, të gjithë këto emra kanë përvojë partiake. Atyre mund t’u bashkangjitet një elektorat gri, por dhe një elitë gri gjithashtu, e cila mund ta gjejë veten me rol politik në këtë zhvillim të ri. Këtu mund të përfshihen dhe emra si Spartak Ngjela, Mark Marku, Artan Fuga e sa e sa të tjerë, të cilët mund ta preferojnë një rifaktorizim politik.

Por çfarë mund të ndodhë me PD-në ekzistuese? Duke qenë jashtë sistemit, figurat e saj dhe forca e saj do vijnë duke u dobësuar dhe atrofizuar. Beteja politike në rrugë nuk ka gjasë të impakton krizë dhe bllokim duke patur trend tkurrjen e dobësimin e aspak të kundërtën. Dalja jashtë sistemit e ushqen këtë ligjësi. Ajo mund të ekzistojë më pas vetëm si forcë guerrile, me akte guerrile, duke u imponuar pra me këto praktika të një natyre tjetër ekstreme.

Kjo që po ndodh nuk është udhëkryq për Shqipërinë, por për të gjithë sistemin demokratik që mban në këmbën Perëndimin demokratik. Ky është momenti që ndoshta Perëndimi të zgjedh precedentin e ndëshkimit të precedentit, në vend të zgjidhjes së precedentit duke lënë ende në lojë, ose rifutur në lojë autorët e precedentit. Ndaj, emra e figura si Topalli, Patozi, Selami, Topi, Bojaxhi, e sa e sa e të tjerë me ta ose pas tyre, në politikë e media, të bëjnë historinë në një moment deçiziv dhe për Perëndimit. Kështu do kenë dhe përkrahjen e Perëndimit, me një koifiçent jo të pakët mundësie për të ardhur një ditë në pushtet.

Tek e fundit, pavarësisht formës se si, ky është momenti i zëvëndësimit të një pjese të klasës politike, të asaj që të gjithë thonë se duhet të ikë. Ja, po ikën. Ku janë zëvëndësuesit?! Është koha për ta! /tesheshi.com

Next Post
Asnjë provë për ngacmim, lirohet polici i Shkodrës

Asnjë provë për ngacmim, lirohet polici i Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In