• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga “parajsa” te zhgënjimi evropian, mijëra emigrantë rikthehen në L.Mesme

by Lorenc Vangjeli
06/02/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të zhgënjyer me kushtet në qendrat e pranimit dhe kampet e Evropës, më shumë se 3,500 refugjatë nga Iraku janë kthyer në muajt e fundit në vendin e origjinës, raporton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

“Shumë njerëz mendojnë se në Evropë i pret një punë e sigurt dhe e paguar mirë. Në fakt, i presin qendrat e refugjatëve dhe armiqësia e popullatës lokale. Për këtë arsye, një numër i madh i këtyre njerëzve vendosën të kthehen”, thonë nga IOM-i.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë vendosur të kthehen janë emigrantë ekonomikë, ndërsa ata që në Evropë kanë ikur nga lufta dhe Shteti Islamik, tash për tash nuk mendojnë për kthim.

“Kur kam ardhur në Finlandë kam qarë nga lumturia. Mendova se do të gjej punë dhe se do të vazhdoj studimet. Por, pas një kohe kuptova se s’ka asgjë nga kjo. Kam qenë në kamp me qindra të tjerë, por prapë ndjehesha i vetmuar”, ka thënë për New York Times, 23-vjeçari Mohammed Jabiry.

Pas sulmeve terroriste në Paris, antagonizmi i popullatës lokale ndaj refugjatëve është rritur me të madhe.

“Kur kemi ardhur ishin të butë dhe të kujdesshëm ndaj nesh. Disa madje vinin në qendër refugjatësh, duke çuar ushqim dhe ëmbëlsira. Pas 13 nëntorit, çdo gjë ka ndryshuar. Thjesht, nuk shoh perspektivë”, ka thënë Jabiry.

Se cili është interesi për t’u kthyer në vendlindje flet fakti se Ministria irakiane e Migracionit dhe Personave të Zhvendosur po organizon transportin për ata që vendosin të kthehen.

Next Post

Albin Kurti: Politikat e Mustafës e Thaçit mund ta çojnë Ballkanin drejt luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In