• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Pallati i Sportit te sheshi fundor i Bulebardit të Ri, Veliaj rendit projektet e mandatit të tretë

by Java News
19/02/2024 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se brenda këtij mandati pritet të përfundojë puna për ndërtimin e Terminalit Perëndimor në kryeqytet. Në një intervistë televizive, Veliaj renditi disa nga projektet ku bashkia do të jetë e fokusuar në mandatin e tij të tretë. Ai shtoi se po përgatitet projekti për financimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri, zonë e cila theksoi se do të jetë një “Tiranë e re” për nga zhvillimi në 100 vitet e ardhshme. Dy projekte që nënvizoi kryebashkiaku ishin edhe ato të stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”.

“Me ndërtimin e Terminalit Lindor është zhvendosur një pjesë e madhe e atij trafiku kryesisht furgonët, autobusët që vijnë nga rrethet, nga juglindja, është vendosur aty. Tani kemi filluar punën për Terminalin Perëndimor, kështu që, dua që brenda këtij mandati ta zgjidhim edhe atë situatë. Terminali do të jetë në të njëjtin vend te Kthesa e Kamzës. Sigurisht disa nga autobusët që janë te Pallati i Sportit që janë linjë ndërkombëtare do t’i spostojmë, duke qenë se aty do të nisin matjet, për te Terminali Lindor dhe ndërkohë që do mundohemi që brenda të njëjtit kantier gjysma të jetë provizore për autobusët e veriut, verilindjes dhe jugut dhe gjysma tjetër do të jetë pjesa ku do të ndërtohet Terminali. Duhet të përgatisim projektin final, jemi në detajet e fundit përpara se të firmosim financimin për sheshin fundor të Bulevardit të Ri i cili për mendimin tim zgjidh përgjithmonë boshtin dhe shtyllën kurrizore të Tiranës. Fillon te sheshi “Nënë Tereza”, ka pjesën qendrore aty ku janë të gjithë tamam si organet e një qyteti, nga ana metaforike sheshi “Skënderbej” ka të gjitha organet e rëndësishme të vendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kemi bërë të gjithë Bulevardin e Ri, plus bulevardin “Zogu i Parë” nga e para me të gjithë infrastrukturën moderne”, deklaroi Veliaj.

Ai u ndal edhe te qendra e madhe e panaireve që parashikohet të ndërtohet mes Farkës dhe Lundrës, një projekt ky i përbashkët me qeverinë. Nga ana tjetër Veliaj foli edhe për zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, e cila përveç infrastrukturës do të sjellë një realitet të ri ekonomik për të dyja këto zona.

“Një projekt për të cilin po punojmë me qeverinë ka të bëjë me një qendër të madhe panairesh. Ne kemi një marrëdhënie shumë solide me bashkinë e Veronës. Ne duam që me “Fiera di Verona”, panairi më i madh i verës, të kemi një qendër të ngjashme panairi mes Farkës dhe Lundrës. Ndërkohë Unaza do të ketë një lidhje me zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, pranë impiantit të ujërave të zeza të Tiranës, një tokë shumë e madhe, pjesa më e madhe ka qenë bashkiake, kemi bërë edhe shpronësime të cepave që ka qenë tokë djerrë e po kthehet në ndarje ku do të jenë kapanonet e kompanive që do të punojnë në zonën e lirë ekonomike të Tiranës. Por, jo të Tiranës së 2013-ës apo 2015-ës, ku ne synonim kapanonet e fasonerisë me paga shumë të ulëta, sot synojmë kapanonet e atyre që duan të bëjnë pjesë automobilash, pjesë bio-teknologjie, teknologjie informacione, teknologjie elektronike. Pra, punë që paguajnë rroga më të mira. Dhe sidomos për popullsinë e Kombinatit dhe Kasharit, në këtë trekëndësh gjykoj se kemi një super aset i lidhur me portin dhe aeroportin, me linjat e tensionit, rrugëve, kanalizimeve, ujit, dritave, po bëjmë një investim jo vetëm për të rregulluar infrastrukturën, asfaltin, ndriçimin, nuk është kjo risi, risi është çfarë do të bëjmë për të prodhuar një realitet të ri ekonomik”, nënvizoi Veliaj/m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In