• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga njohja në burg te takimi për një punë me shumë leverdi/ Zbardhen detaje të reja: Ja si u rekrutua shkodrani për të eliminuar ‘Sakatin’ dhe ‘Qorrin’

by Java News
13/03/2024 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodiana Lala në një emision televiziv, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla, i konsideruar si një nga krerët e një grupi kriminal në Vlorë. Por si u rekrutua Amarildo Nikolli nga Shkodra për të eliminuar Hajrullah, i njohur me nofkën “Sakati”.

Sipas grupit hetues dhe rrëfimeve të vetë Amarildo Nikollit, ishte pikërisht jeta në Itali dhe aktiviteti kriminal që ai kishte ushtruar në këtë vend, që e kishin vendosur të riun në udhëkryq. Por edhe në kushtet e mbijetesës pas daljes nga privimi i gjatë i lirisë, ku ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ku kthimi në Shqipëri në fillim të vitit 2023 me bashkëshorten e kishte gjetur pa të ardhura. Dhe për pasojë në nevojën për para. Momenti kur në ndihmë ai thërret kujtesën dhe mikun e tij të kohës së burgjeve në Itali, që nuk ishte askush tjetër, përveçse Leonard Luzi.

“Unë kam banuar me qira, në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë. Në këtë banesë unë kam jetuar me shtetasen Xh. N, nga janari deri në muajin maj të vitit 2023, dhe më pas jam larguar në Spanjë. Para se të kthehesha në Shqipëri, unë kam jetuar në Itali nga viti 2003 deri në vitin 2022. Ku edhe kam kryer 9 vite burg për shpërndarje të lëndëve narkotike. Për shkak të gjendjes ekonomike, pasi isha pa punë, dhe nuk kisha asnjë mjet tjetër jetese, unë kërkova të hyj në kontakt me shtetasin Leonard Zejno, të cilin e kisha njohur gjatë kohës së qëndrimit në burg në Prato të Italisë, ku Leonardi vuante dënimin për tentativë vrasje”, dëshmon Amarildo Nikolli. Dhe duket se Leonardi iu përgjigj thirrjes për punë të mikut të vjetër. Por Amarildo thotë se nuk e dinte që ai që dikur ishte bashkëvuajtësi i tij, do t’i jepte një punë me më shumë leverdi se çfarë ai kishte menduar… Një vrasje të dyfishtë për të cilat ai do të paguhej shumë mirë dhe do të mbyllte njëkohësisht shumë probleme ekonomike

“Kur ishim në burg, Leonardi më tregoi se në Shqipëri i kishin vrarë vëllain dhe nipin. Por për shkak se ne na transferuan në një burg tjetër, unë i humba lidhjet me të. Kur erdha nga Spanja, Nardi më kontaktoi dhe më la një takim te një lokal në Tiranë. Ai erdhi i vetëm aty dhe gjatë bisedës unë i kërkova ndihmë, gjithmonë me mendimin për shitje lëndësh narkotike, por Leonardi më tha nëse mund të kryeja një punë tjetër me më shumë lekë. Kjo punë ishte të ndiqja një person në Vlorë dhe ta vrisja. Ai më tha se objektivat do të ishin dy persona, të njohur me nofkën ‘Sakati’ dhe ‘Qorri’. Nardi më tha se të gjithë punët do t’i bëja vetë dhe pas realizimit të vrasjes, do të largohesha me ndihmën e dy personave”, thotë Nikolli.

Gjatë dëshmisë së tij, Amarildo Nikolli rrëfeu se Nardi, i dha edhe karakteristikat e dy personave që do të qëllonte. Ku për njërin prej tyre ‘Qorrin’ kishte mundur të siguronte edhe një foto të shkëputur nga kamerat e sigurisë së një lokali në qytet.  “Gjatë njërës prej bisedave, Nardi më dha edhe një foto të personit me nofkën ‘Qorri’, që për nga cilësia ishte e dobët, pasi ishte marrë nga kamerat e sigurisë së një lokali. Nardi më tha se mund ta dallosh kollaj, pasi ‘Qorri’ i ka sytë si ‘pingpong’, ndërsa ‘Ini’ kishte njërën këmbë të këputur.  Nardi më tha po kështu se arsyeja që po kërkonte me kaq ngulm vrasjen e këtyre dy njerëzve ishte për biznes dhe hasmëri. Ndërsa pagesa do të jepej nga një person që ishte në Dubai, por që emrin nuk ma tha. Por që duke vrarë këta dy persona ata do merrnin në kontroll Vlorën dhe njëkohësisht bastet dhe gjobëvënien”, thotë Nikolli./m.j

Next Post
Pas postit të kryeministrit, President apo në një përfaqësim ndërkombëtar? Rrëfehet Rama: Ajo që më josh më shumë është…!

Rama firmos vendimin, administrata një ditë më shumë pushim, pas Ditës së Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In