• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga një festë e keqkuptuar, në një protestë elegante – Riformulimi i Ditës së Gruas

by Liridona Beqiri
07/03/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Kur 8 Marsi u shënua për herë të parë si një ditë me rëndësi, ishte në mes të grevave të punës, në hijet e revolucionit dhe në zemër të lëvizjeve shoqërore. Origjina e kësaj dite lindi në dhimbjen dhe luftën e grave që ishin lodhur duke u shtyrë në margjinat e shoqërisë. Me kalimin e viteve, Dita Ndërkombëtare e Gruas, u reduktua në një festë të thjeshtë të arritjeve të grave, një njohje por pa urgjencë ose kërkesë për ndryshim.
Një festë klishe që zgjat vetëm për rreth 24 orë para se të kthehen për të bërë gjithçka tjetër, si drejtimi i familjes, balancimi i buxhetit, administrimi i një karriere dhe disi të sigurohen që të gjithë të jenë ende të ushqyer, të veshur dhe emocionalisht të qëndrueshëm.

Një festë klishe e keqkuptuar që duhet përkthyer në një protest elegante. Mjerisht festë sepse shumë shpesh kjo ditë rrëmbehet, reduktohet në fushata marketinug dhe dekore të shtrenjta që maskohen si solidaritet. Festimi është bosh kur vlerat që ajo pretendon të ngrejë nuk praktikohen në çdo cep të shoqërisë sonë. Festimi i vërtetë vjen nga transformimi, transformimi i mendjeve, i zemrave, i politikave. Protestë elegante sepse ka elegancë në rezistencë që nuk do të thotë pajtueshmëri, as nuk do të thotë heshtje. Eleganca ka të bëjë me forcën për të mos kërkuar falje, hirin për të kërkuar më shumë dhe guximin për ta transformuar botën në një vend ku gratë nuk janë vetëm pjesë e narrativës, por udhëheqin ndryshimin. Eleganca protestuese gjendet në aktin e ngritjes e jo në aktin e përshtatjes, gjendet tek nëna që lufton për paga të barabarta ndërsa rrit fëmijët e saj, studentja që flet për ngacmimet seksuale dhe vazhdon të ecë me kokën lart, shoqja që vazhdimisht duron dhunë konstante dhe përsëri ruan qetësinë për të qenë productive, aktivistja që sfidon sistemet e pushtetit pa humbur humanitetin e saj. Eleganca në protestë nuk ka të bëjë me finesën por ka të bëjë me bindje të palëkundur, me qëndrimin e patundur, duke e ditur se vetëm prania juaj është një sfidë për status quo-në.

Si një aktiviste në mbrojtjen e të drejtave të qenies time, ndër vite, padashje, kam pak reputacion për të qenë ‘anti-burrë’. Por kjo nuk është marka ime. Gjithmonë i kam kundërshtuar burrat vetëm kur bëhet fjalë për sistemin shekullor ku mendimet e tyre trajtohen si aset dhe zërat tanë janë fakultativ. E ne, ende hapim kavanoza vetë, si gra të e forta dhe të pavarura që jemi! Por padyshim se barazia nuk do të thotë të fshish maskulinitetin ose t’i kthesh burrat në fusnota në tregimet tona. Do të thotë të ndash skenën, burimet dhe respektin në mënyrë të barabartë.

Unë nuk kam frikë nga burrat. Kam frikë nga sistemet që krijojnë pabarazi. Patriarkati nuk ka gjini, është një shtypës me mundësi të barabarta. Mbetjet e patriarkatit e pikturojnë gruan si të durueshme, të qetë, të bindur, të heshtur, pa pretendime, mundësisht një hije. Por cfarë heroizmi ka tek legjitimimi i diskriminimit, tek egjitimimi i padrejtësisë, tek legjitimimi i nënshtrimit? Unë nuk jam kundër botës mashkullore, jam kundër injorancës, jam kundër mosrespektimit dhe jam kundër idesë që vlera e dikujt duhet të diktohet nga gjinia e tij.

Në fakt, 8 marsi nuk duhet konceptualizuar si ditë buqeta lulesh e ligjëratash boshe institucionale, por duhet konfiguruar si një ditë reflektimi në lidhje me veten, shoqërinë civile, institucionet edukuese, kulturore, mediatike, vendimmarrëse dhe ato ligj-zbatuese, për t’u vetëdijësuar mbi kontributin tonë si individ, shoqëri dhe shtet, në luftën kundër pabarazive gjinore dhe përpjekjeve për përmirësimin e jetës së grave.

Demokracitë perëndimore kanë arritur që të drejtat gjinore t’i konsolidojnë dhe ti bëjnë pjesë e sitemeve të tyre dhe të korpusit të vlerave që tranmetojnë ndërsa tek ne shumë vajza nuk kane një grua model që do i bënte ato zonja vizionare në të ardhmen. Faki që hidhet vrer mbi personalitete femra, nënshtron heshtjen e tyre per integrim me jetën publike duke i hezituar trajtimit të padëshiruar. Po shohim vetëm një bastardim te figures grua, gra që synojnë vetëm të ndjekin trended globale, sqimën personale dhe jo për të qenë mekanizem që do ngrisin zërin për disavantazhet e saj në shoqeri.

Nëse duam të projektojmë një vend integrues, është e domosdoshme rishikimi dhe rishqyrtimi i politikave për edukimin dhe riedukimin më të mirë të vajzave, një sistem arsimor që i mëson vajzat të besojnë te vetja, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë aktivisht në shoqëri. Fuqizimi ekonomik, social e politik i grave është një garantues i stabilitetit dhe zhvillimit të shoqërisë, dhe është hapi më i sigurt drejt një vendi me prirje europiane, i cili mbështet vlerat e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë. Përpjekjet për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë duhet të përfshijnë sigurinë e përfaqësimit të grave në vendimmarrje. Ato nuk mund të jenë më vetëm një ‘audiencë’ pasive në proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre por duhet të jenë në qendër të vendimmarrjes.

Gëzuar për të gjitha zonjat, qoftë nëse jeni duke thyer tavane xhami, duke rregulluar makinën tuaj ose thjesht duke jetuar jetën tuaj pa pasur nevojë për leje. Le të gëzojmë jo vetëm për ne, por dhe për burrat që gëzojnë bashkë me ne, sepse ne nuk mund ta rregullojmë këtë botë pa qenë të gjithë në të njëjtin ekip. Merrni një veprim sot që i bën jehonë ndryshimit që dëshirojmë të shohim në botë.

E ardhmja jonë është e ardhmja ku çdo grua ka hapësirën, dinjitetin dhe mundësinë për të jetuar potencialin e saj më të plotë.

Next Post
Apartamente, toka e llogari bankare! SPAK sekuestron pasuritë e dy anëtarëve të një grupi kriminal

Apartamente, toka e llogari bankare! SPAK sekuestron pasuritë e dy anëtarëve të një grupi kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In