• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nga nesër rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të keni parasysh

by A R
17/10/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lajmit te dhene nga Ambasada Amerikane ne vendin tone se gjithe aplikimet e bera per Lotarine Amerikane jane te pavlefshme per shkak te problemit me serverin e faqes se lotarise, Ambasada jep te tjera detaje duke iu pergjigjur interesit te shqiptareve per te aplikuar.

“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet nese kryen nje aplikim te ri gjate periudhes se re te regjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer perpara 18 Tetorit 2017 per DV-2019 nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar)”- njofton ambasada.

 

Kostoja nese perzgjidheni 

“Nese perzgjidhesh: 330 dollare eshte tarifa e aplikimit per vize per person, 205 vizita mjekesoredhe pasi ke marre vizen, 220 per leshimin e green card. Keto tarifa mund te jene subjekt i ndryshimeve – pra qe nuk varen nga ne”- njofton ambasada.

Faza e re 

Të gjitha aplikimet e kryera deri më tani për Lotarinë Amerikane janë shpallur të pavlefshme, ndaj edhe për t’u përfshirë në programin e vizave duhet që praktikat e regjistrimit të kryhen nga e para.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA-ve ka kërkuar ndjesë për këtë amulli të krijuar, e cila ka mbajtur për disa ditë me radhë të bllokuar procesin. Problemet teknike të shfaqura në sistem janë bërë shkak edhe për zhvendosjen e periudhës së regjistrimeve. Sipas Ambasadës, faqja për aplikimet do të jetë aktive duke nisur prej pasdites së djeshme deri më 22 nëntor, ndërkohë që të gjitha kërkesat e mëparshme janë fshirë dhe do të duhet të ribëhen.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit.

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00, ora lokale e Shqipërisë”, nënvizohet në njoftim.

BLLOKIMI

Rënia e serverit shkaktoi për disa ditë me radhë bllokimin e aplikimeve. Mbi situatën e krijuar, Ambasada nxitoi të sqaronte se pezullimi nuk kishte ardhur prej mbingarkesës së krijuar në rrjet, por për shkak të një defekti që kishte përfshirë të gjitha vendet në të cilat aplikohet programi i vizave përmes lotarisë. Për më shumë se një javë, faqja ishte jashtë funksionit, çka detyroi përfaqësuesit e lotarisë që të anulojnë praktikat e kryera deri më tani dhe të rihapin nga e para procesin e aplikimit.

LOTARIA

Edhe këtë vit, fati i lotarisë do të trokasë për 50 mijë shtetas nga e gjithë bota, të cilët do të kenë mundësi të prekin ëndrrën amerikane. Procesi i përzgjedhjes kalon nëpër dy faza, e para është tërësisht rastësore, ndërsa në të dytën përzgjedhja bëhet mbi bazën e disa kritereve specifike. Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, për të shmangur gabimet më të shpeshta të cilat kanë skualifikuar shqiptarët, që në ditët e para ka ndërmarrë një fushatë informimi mbi mënyrën e aplikimet, hapat që duhet të ndiqen dhe “pikat e nxehta” me të cilat duhet të tregohet kujdes./Panorama/a.m.

Next Post
Politika amerikane nuk e pranon Lulzim Bashën, ja pse e goditi Zeri i Amerikës

Debate në PD për reformën zgjedhore, Basha i ikën votimit elektronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In