• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ndryshimi i Statutit në 2018, tek injorimi i kritikëve / Si u “përjetësua” Lulzim Basha në krye të PD

by A R
03/05/2021 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas gjashtë humbjeve radhazi dhe lënien e Partisë Demokratike në opozitë, të paktën deri në vitin 2025, Lulzim Basha duket i vendosur për të mos dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, teksa tha sot për Report Tv se do të vazhdojë betejën. Qëndrimi i Bashës, i cili po shtyn PD-në drejt ndarjes në dy kampe, vjen pasi ka marrë një sinjal nga Sali Berisha, për të vijuar drejtimin e partisë më të madhe në opozitë. Teksa zërat brenda partisë për largimin e tij, si një projekt i dështuar dhe humbës sistematik, sa vijnë e shtohen, Basha po shmang dorëheqjen, duke tentuar të zbusë peshën e humbjes, përmes një fushatë pretendimesh për deformimin e zgjedhjeve, por edhe përmes sulmeve ndaj zërave kritikë.

Megjithatë, për t’i shpëtuar një furie dhe rebelimi të natyrshëm brenda partisë pas humbjes së radhës, Lulzim Basha ka punuar dhe ka përgatitur terrenin, nga pikëpamja juridike, që në 2018, kur miratoi ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike. Në pranverën e vitit 2018, një vit pas humbjes së zgjedhjeve të 2017, Partia Demokratike u përfshi në debate të forta për ndryshmet statutore. Në Këshillin Kombëtar të PD-së u paraqitën dy variante me ndryshime në statut. Një variant i Lulzim Bashës dhe rrethit të tij si dhe varianti tjetër nga kritikët e kryetarit.

Varianti i Bashës nuk parashikonte asnjë përgjegjësi të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Nuk parashikonte as kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit, as kushtet për largimin e tij, as ndonjë detyrim për dorëheqje. Ndryshimet përjetësonin mandatin e Bashës në krye të PD-së, pavarësisht se sa herë i humbet në zgjedhjet parlamentare. Varianti i Bashës u miratua në mënyrë të njëanshme dhe mes kontestimeve të forta në Këshillin Kombëtar të PD-së. Sot, në statutin e PD-së nuk parashikohet asnjë përgjegjësi i Lulzim Bashës për humbje e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, në prill të 2018, Arben Imami, në emër të linjës kritike, kërkoi të analizohej humbja e 2017 si dhe propozoi një variant tjetër, për ndryshime në statutin e PD-së. Varianti i Imamit parashikonte kufizimin e mandatit të kryetarit dhe dorëheqjen e tij në rast të humbjes së zgjedhjeve, pa asnjë alibi, justifikim apo manovër për të qëndruar në krye të partisë. Ky variant u rrëzua me shumicë votash në Këshillin Kombëtar.

“…dorëheqja është vullnetare, kurse shkarkimi është i përcaktuar në statut”, tha Edi Paloka pas mbledhjes ku u miratua statuti i ri i PD-së. Pra, dorëheqja u la si një e drejtë morale në vullnetin e kryetarit dhe jo si një detyrim statutor. Nga ana tjetër, edhe shkarkimi i kryetarit të partisë, në rast humbje të zgjedhjeve, pothuajse është i pamundur. Në statut parashikohet që kryetari shkarkohet përmes një mocioni mosbesimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së, kur votojnë pro shkarkimi më shumë se sa gjysma e anëtarëve.

Së pari, në statut nuk parashikohet asnjë rrugë procedurale se si mund të shkohet deri tek mocioni i mosbesimit. Së dyti, shkarkimi është i pamundur në kushtet kur Lulzim Basha, ndonëse humbës në çdo palë zgjedhje, kontrollon sot të gjitha strukturat drejtuese të PD-së, sigurisht bashkë dhe falë Sali Berishës. Që kur Sali Berisha i besoi drejtimin e PD-së në verën e vitit 2013, Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet lokale të 2015, zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, zgjedhjet parlamentare të 2017, braktisi zgjedhjet lokale të 2019, duke humbur të gjitha bashkitë, si dhe humbi edhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Statuti i PD i ndryshuar në 2018

Neni 51

Kryetari i Partisë

1 Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare.

2.Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kryetari i Partisë në varësi të problematikave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinatorë apo të deleguar, të cilat merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre, apo drejtimin e procesit të ngarkuar.

3.Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH.

4.Kryetari i Partisë në përmbushje të funksioneve të tij dhe garantimit të mbarëvajtjes së punës në parti, nxjerr urdhra dhe udhëzime, në bazë dhe për zbatim të këtij Statuti, si dhe të vendimeve të organeve drejtuese të Partisë.

/Shqiptarja.com

Next Post
Dita e Lirisë së Medias, OSBE: Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme!

Dita e Lirisë së Medias, OSBE: Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com