• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ndërtimi pallateve dhe banesave private te blerja e apartamenteve/ Plani i qeverisë për strehimin e të dëmtuarve nga tërmeti

by Java News
19/12/2019 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka përcaktuar mënyrën se si do të rimëkëmb zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një akti normativ, qeveria ka bërë kategorizimin e personave që përfitojnë nga fondi i rindërtimit dhe subjekteve që nuk do të marrin shpërblim pavarësisht dëmeve që kanë pasur.

Akti normativ përcakton mënyrën se si do të ndërtohen pallatet dhe banesat private të cilat u shpallën të pabanueshme dhe i hap rrugë blerjes së apartamenteve të pashitura në pallatet ekzistuese nëse kërkesa nga qytetarët do të jetë e lartë.

Qeveria nuk ka ende një numër përfundimtar të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por ka pëcaktuar përmes një akti normative rrugën që do të ndjekë për t’ë rimëkëmbur zonat e prekura nga ajo fatkeqësi natyrore.

6 do të jenë kategoritë që sipas qeverisë do të përfitojnë nga projekti i rindërtimit, i cili tashmë do të drejtohet nga ministri i ri i shtetit, Arben Ahmetaj.

-Subjekte përfituese janë individët dhe familjet, që kanë humbur një ose më shumë anëtarë të familjes dhe/ose kanë pësuar dëme në banesat e tyre dhe kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore.

-Institucionet publike që kanë pësuar dëme në ndërtesat apo infrastrukturën
publike në pronësi.

-Tregtarët ose shoqëritë tregtare, të cilëve si pasojë e fatkeqësisë natyrore i është dëmtuar selia e tyre ose çdo vend i ushtrimit të aktivitetit tregtar.

Qeveria ka vendosur vijën e kuqe edhe për disa kategori që nuk do të përfitojnë nga fondi i rindërtimit.

–Nuk është subjekt përfitues individi ose familja që ka në pronësi ose posedim të ligjshëm, më shumë se një banesë, në njësinë ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

-Në rast se të gjitha banesat në pronësi janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, individi ose familja përfiton vetëm për banesën që në datën e fatkeqësisë natyrore përdorej si  vendbanim.

-Nuk janë përfituese subjektet tregtare në fushën e ndërtimit për ndërtesat ose njësitë brenda një ndërtese në pronësi të tyre, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, kur dëmi ka ardhur si rrjedhojë e gabimeve në projektimin apo ndërtimin.

Por si do të veprojnë qytetarët që pas 26 nëntor morën vulën nga ekspertët se banesat e tyre janë të pabanueshme?

Në pikën 10 të nenit të 21 të aktit normative, qeveria i jep mundësi qytetarëve të banesave të shembura të ndërtojnë vetë ndërtesa në të njëjtin truall, përmes kontraktimit të një zhvilluesi privat, ndërkohë që financimi do të bëhet nga program i rindërtimit.

Nëse brenda një periudhe 3 mujore qytetari nuk ka mundur të gjejë një ndërtues për të ngritur objektin e shembur, zhvillimi i pronës do të bëhet nga autoriteti shtetëror ose donatorët.

Akti normativ i qeverisë përcakton edhe procedurën që do të ndiqet me banorët e pallateve që janë shpallur të pabanueshëm nga ekspertët.

Përmes financimit nga fondi i rindërtimit apo nga investimet e donatorëve, do të nis ndërtimi ose rikontruksioni i ndërtesave të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, në truallin ekzistues ku ato kanë ekzistuar deri në 26 nëntor.

Qeveria përcakton që banesat e reja që do të ndërtohen dhe që do t’i kalojnë përfituesve nuk duhet të jetë më e madhe se banesa     që qytetari kishte në pronësi në objektin e shembur.

Por krahas kësaj, qeveria në nenin 24 të i jep të drejtë Entit Kombëtar të Banesave të nis blerjen e banesave nga ndërtuesit në pallate ekzistuese të cilat sot janë të boshatisura.

Qeveria i ka vendosur si kusht Enti Kombëtar të Banesave që vlera e banesës në treg të jetë meë e ulët ose e barabartë me koston e ndërtimit.

Por në kushtet kur kërkesa e qytetarëve për banesa është i lartë, aq sa qeveria nuk ka mundësi të plotësojë kërkesat e tyre, atëherë Enti i Banesave mund të negociojë me ndërtuesit, edhe për banesa me një çmim më të lartë se vlera e ndërtimit./abcnews.al

Next Post
Paketa antishpifje/ Balla: Në një linjë me standardet ndërkombëtare

Ngritja e SPAK/ Balla: Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën, sot mori përgjigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

July 12, 2026
Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

July 12, 2026
Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

July 12, 2026
Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

July 12, 2026
Nga ofertat false te mesazhet për pako, zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Nga ofertat false te mesazhet për pako, zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

July 12, 2026
“Kjo është fytyra e Shqipërisë që meriton të shihet”, Sara Mila për koncertin e Kanye West në Tiranë

“Kjo është fytyra e Shqipërisë që meriton të shihet”, Sara Mila për koncertin e Kanye West në Tiranë

July 12, 2026
Sulmet online ndaj bizneseve, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

Sulmet online ndaj bizneseve, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

July 12, 2026
Koncerti i Kanye West në Tiranë, Peleshi: Një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Peleshi: Një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë

July 12, 2026
FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In