• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Moska, në Paris e Nju Jork / Cilët janë teatrot shekullorë që u shembën për t’i hapur rrugë modernizmit

by A R
20/05/2020 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak javë përpara se në Tiranë të ndizej debati për shembjen e Teatrit Kombëtar, “The Guardian” publikoi një artikull, në të cilin renditeshin 30 teatro historikë, shumica shekullorë, që pritet të shemben për t’i hapur rrugë zhvillimit. Vetëm një numër i tyre do të shndërrohen në skena moderne, të tjerët do të mbyllin përfundimisht perden për t’u zëvendësuar nga godina biznesi, blloqe banimi, etj.

Nga Londra, në kryeqendrat e tjera kulturore të botës, prishja e teatrove të vjetër për shkak të mosplotësimit të nevojave moderne të artit, për shkak të rrezikut nga zjarri apo thjesht për shkak të rënies së të ardhurave që nuk justifikojnë më aktivitetin e tyre është një ngjarje krejt e zakonshme. Këto janë disa prej rastet më të famshme:

Paris Janë të paktën 43 teatrot parizienë të shembur apo shkatërruar në dy shekujt e fundit. Disa nga rastet më të njohura janë: Teatri “Alhambra-Maurice Chevalier”, ndërtuar për të pritur shfaqje operistike në vitin 1866. Amortizimi dhe pamundësia për të përmbushur nevojat moderne sollën shembjen e tij përfundimtare në vitin 1967. Një teatër i ri, që mban të njëjtin emër është ngritur në vitin 2008, 300 metra larg vendndodhjes së të vjetrit.Teatri “Theatre de l’Ambigu Comique”, një prej më të vjetërve në Paris, i ndërtuar në vitin 1769 dhe i shkatërruar nga zjarri në 1827. i rindërtuar sërish pas zjarrit, deri sa për shkak të amortizimit u vendos për prishjen e tij përfundimtare në vitin 1966, duke mbyllur kështu një histori 2-shekullore.

Teatri “Pigalle”, i vendosur në rrugën me të njëjtën emër, një vepër madhështore e financuar nga Philipe Rothchild në vitin 1929, me qëllim që të shndërrohej në teatrin më modern të botës. Rënia e të ardhurave dhe keqmanaxhimi bëri që teatri të shitej në 1958. Edhe pse relativisht i ri, struktura madhështore bashkekohore nuk pengoi prishjen e tij disa vite më vonë. Sot, mbi teatrin e vjetër janë vendosur parkime dhe ofiçina.

Nju Jork – Lista e teatrove të shembur në Nju Jork pas 1900 është prej 45 teatrosh.
E njohur në media si “masakra e madhe e teatrove”, në vitin 1982, 5 teatro historikë “Morosco”, “Bijou”, “Gaiety” dhe 2 “Astor Theatres” u shkatërruan njëkohësisht për t’u zëvendësuar nga qiellgërvishtësi i “Marriot Hotel”, brenda të cilit u ndërtua një teatër i ri modern “Marquis Theater”. Opera e madhe madhështore e Manhatanit, “Grande Opera House”, ndërtuar në vitin 1868 me një shumë rekord për kohën, u shkatërrua në 1960 si pjesë e rikualifikimit të të gjithë zonës së “Penn South”, ku u zhvilluan blloqe të larta banimi.

Gjermani – Rasti më klasik është ai i “Düsseldorfer Schauspielhaus”, ndërtuar në vitin 1747 nga Mbreti Karl Theodor si një teatër madhështor për të argëtuar aristokracinë e kohës dhe i dhuruar për qytetin në vitin 1818 nga Mbreti Friedrich Ëilhelm II i Prusisë, teatri u shemb në vitet 1960. Në vend të tij, u ngrit një teatër modern shumë i njohur në ditët e sotme, në gjendje për të plotësuar nevojat moderne të artit.

Moskë – Vetëm pak muaj më parë, në Moskë u shemb kinemaja më e famshme e kohës së komunizmit, një objekt me një fasadë ekstravagante që ngjall një nostalgji të veçantë për shumë moskovitë sepse ishte ndër të vetmet që transmetonin filma të huaj ne ate kohe. E ndërtuar në vitin 1959, në një prej rrugëve më të famshme të kryeqytetit pranë teatrit të famshëm “Bolshoi”, kinemaja “Solovey” u shemb në vitin 2019 sepse nuk plotësonte më standartet kundër zjarrit. Në vend të saj po ndërtohet aktualisht një bllok i lartë banimi. /lexo.al

Next Post
Ambasadorja e SHBA sërish në zyrën e Ramës, takimi përpara protestës

Ambasadorja e SHBA sërish në zyrën e Ramës, takimi përpara protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com