• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

by E B
20/06/2026 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e parave në vendin tonë.

Top Channel ka arritur të sigurojë një pjesë nga dosja e vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë. Autoritetet e drejtësisë spanjolle kanë paraqitur të dhëna në kuadër të një hetimi penal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Sipas dokumenteve të përfshira në një letërporosi ndërkombëtare, disa persona janë identifikuar si pjesëmarrës në takime të zhvilluara në vende të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, të cilat sipas hetuesve lidhen me planifikimin dhe koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës.

Përmenden emrat e Artur Shehut, Adrian Ramës, Elton Memetit dhe Erjon Ramës, të cilët sipas autoriteteve spanjolle kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Spanjë, Monako, Gjermani, Belgjikë, Aruba dhe vende të tjera. Hetuesit pretendojnë se në këto takime janë diskutuar dhe planifikuar operacione që lidhen me blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun evropian.

Sipas materialit hetimor, në takime të ndryshme janë përfshirë edhe persona të tjerë. Dokumentet përmbajnë gjithashtu fotografi dhe referenca për takime të zhvilluara në Monako, Antwerp të Belgjikës dhe në Majorka të Spanjës.

Në dokument përmendet gjithashtu komunikimi ndërmjet personave nën hetim dhe organizimi i takimeve në vende të ndryshme, të cilat sipas hetuesve kanë pasur rol në koordinimin e aktivitetit kriminal të dyshuar.

PJESË NGA HETIMI – “Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takimet e ndryshme të konstatuara gjatë hetimit, me theks të veçantë te takimet e zhvilluara në lidhje me trafikim të kokainës nga Surinami në Evropë. Ai merr pjesë në disa takime në Belgjikë me shtetasin Alfredo Hamzai dhe djalin e tij, Arten Hamzai. Edhe në këto takime është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti.

Personi nën hetim Artur Shehu, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Ashtu si Adrian Rama, Artur Shehu merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrjeje, marrin pjesë shtetasi Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pullumb Petriti.

Elton Memeti, është hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme të zhvilluara në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Personi i lidhur direkt me Artur Shehun dhe Adrian Ramën, të cilët realizojnë të shoqëruar në takimet e tyre. Ashtu si Adrian Rama, Elton Memeti merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë…

Sipas të dhënave të letërporosisë së autoriteteve të drejtësisë spanjolle përfitohen këto të dhëna për secilin prej personave nën hetim: Personi nën hetim Adrian Rama është hetuar në kuadër të procedimit penal me nr. 1069/2018 si person që nëpërmjet ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, ka komunikuar me Alfredo Hamzain alias Genc Bedini alias Genci Tanasi, me qëllim saktësimin e detajeve të një operacioni të trafikimit të narkotikëve. Ai ka marrë pjesë në takime në Majorka me shtetasin Bashkim Osmani (shtetas i Kosovës), Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj e të tjerë. Personi nën hetim Adrian Rama është i shoqëruar nga personi nën hetim Elton Memeti, ai ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Monako me Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe Alfredo Hamzain”.

Next Post
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com