• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

by E S
17/03/2026 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti i Energjisë hapi konsultimin publik për listën e ardhshme të Projekteve me Interes të Komunitetit të Energjisë (PECI) për vitin 2026, duke vënë në “sitë” tetë projekte kyçe të infrastrukturës elektrike që synojnë të adresojnë pengesat ndërkufitare dhe të përgatisin rrjetet për rritjen e energjisë së rinovueshme në rajon.

Shqipëria rezulton në të paktën tre prej këtyre projekteve me ndikim direkt.

Projekti më i madh është ai i zgjerimit të hidrocentralit me pompim në Moglicë, pjesë e projektit të Devollit i kompanisë Statkraft.

Me një kapacitet të instaluar të planifikuar deri në 1 620 MW dhe një kapacitet ruajtjeje prej rreth 30 GWh, ky investim synon të krijojë një nga asetet më të mëdha të fleksibilitetit energjetik në Ballkanin Perëndimor. Centrali do të funksionojë si një “bateri” gjigante, duke ruajtur energjinë në periudhat me tepricë dhe duke e rikthyer në rrjet në momentet e kërkesës së lartë.

Paralelisht, një tjetër projekt strategjik për Shqipërinë është rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërtimi i një interkoneksioni të ri me Kosovën.

Ky projekt përfshin zgjerimin e nënstacioneve dhe ndërtimin e një linje të re mes Fierzës dhe zonës së Prizrenit, duke lehtësuar mbingarkesën ekzistuese në rrjetin 220 kV. Ai konsiderohet thelbësor për të mundësuar integrimin e mbi 1 GW kapacitetesh të planifikuara të energjisë së erës në verilindje të Shqipërisë, si dhe për të rritur shkëmbimet tregtare të energjisë në rajon.

Një projekt tjetër me ndikim direkt për Shqipërinë është rehabilitimi i linjës ekzistuese 220 kV që lidh Trebinjën, Peruçicën, Podgoricën dhe Vaun e Dejës.

Përmes zëvendësimit të pajisjeve të amortizuara dhe rritjes së kapacitetit transmetues, projekti synon të reduktojë humbjet dhe të zbusë ngarkesat në rrjet, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e furnizimit dhe integrimin e energjisë së rinovueshme në trekëndëshin Bosnjë-Mali i Zi-Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, projekti i korridorit lindje-perëndim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ketë efekte indirekte për Shqipërinë, duke forcuar lidhjet rajonale dhe duke rritur fleksibilitetin e sistemit energjetik ku vendi është tashmë një eksportues dhe tranzitues i rëndësishëm.

Procesi, i konsultimeve mbi projektet do të jetë i hapur nga 16 marsi deri më 17 prill, dhe është pjesë e kuadrit të rregullores së rishikuar TEN-E të Bashkimit Evropian dhe paraprin miratimin përfundimtar të listës në dhjetor 2026.

Nga 27 propozime fillestare, projektet e përzgjedhura fokusohen kryesisht në zgjerimin e kapaciteteve të transmetimit dhe rritjen e fleksibilitetit të sistemeve energjetike në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Për Shqipërinë, lista e projekteve përfaqëson një zhvendosje të saj nga sistemi tradicional hidro në një shkallë më të avancuar që kombinon prodhimin, ruajtjen dhe transmetimin ndërkufitar.

Projektet PECI janë projekte nga të cilat përfitojnë disa shtete njëherësh dhe për rrjedhojë financimi i tyre përfshin një sërë palësh duke nisur nga fondet buxhetore, tek kompanitë private, institucionet ndërkombëtare financiare me kredi favorizuese dhe grante ose fonde të Bashkimit Europian./Marrë nga Monitor

Next Post
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In