• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nga “Mocionistët” te Bamir Topi, fraksionet që lindën në PD për shkak të krizave

by A R
05/07/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha “skizmat” e Partisë Demokratike; nga mocionistët e ’92-it, te FRD e Bamir Topit. Cilët ishin kundërshtarët e Berishës dhe pse u larguan për të krijuar parti të reja. Situata e grupit anti-Basha dhe a do të tentojnë ata shkëputjen e radhës

Emërtimi “grup armiqësor” do të duhej të kishte shumë dallime me termin “grup kundërshtar”. Por në të vërtetë ka vetëm një. Ata të grupit të parë, “armiqësorët” vriteshin fizikisht; ndërsa këta të dytët, “kundërshtarët”, vriten politikisht. Me rrëzimin e sistemit komunist, ra diktatura, por elita politike trashëgoi nga e shkuara komuniste metodat puniste të funksionimit brenda partive politike. Për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme, partitë politike janë trazuar shpesh nga zhvillime që kanë sjellë copëzimin e tyre. E tillë është historia e “grupeve armiqësore” në PD, prej nga kanë dalë disa parti politike, por asnjëra prej tyre nuk i ka mbijetuar kohës.

Mocionistët

“Për një qëndrim realist ndaj rezultatit të zgjedhjeve lokale”, kështu titullohej mocioni i mosbesimit i 5 gushtit të vitit 1992, i nënshkruar nga themeluesit Arben Imami, Arben Demeti, Edmond Trako, Preç Zogaj, Shahin Kadare, Ritvan Peshkëpia e të tjerë. Ata kishin kritika për qeverinë Meksi, nga e cila ishin mënjanuar në pranverën e atij viti kur PD kishte fituar shumicën absolute të votave në Kuvend dhe qeveriste e vetme Shqipërinë. Pak muaj më pas, në zgjedhjet e 26 korrikut, PD humbi betejën me socialistët dhe ishte një fushatë në të cilën nuk u angazhuan grupi i themeluesve që ishin formësuar si kritikët e presidentit Berisha. Ishte ndër betejat e para për pushtet brenda Partisë Demokratike e cila do të përfundonte pak ditë më pas me ndarjen e themeluesve dhe lindjen e një partie tjetër prej tyre, “Partinë Aleanca Demokratike”. Në atë parti u bashkuan mocionistët si dhe të tjerë kundërshtarë që nuk e  kishin nënshkruar mocionin, si themeluesit Gramoz Pashko e  Neritan Ceka. Partia që themeluan mocionistët, u shpërbë pak vite më pas dhe me të njëjtën mënyrë siç ishin larguar nga PD. Rreth vitit 2001, drejtuesit e PAD-së u ndanë përmes debateve të forta deri në përplasje fizike mes tyre. PAD pushoi së funksionuari me kthimin e themeluesve në PD në vitin 2005.

PDD e Kalakulës dhe “Rimëkëmbja” e Baletës

Në fund të vitit 1993-1994, nga PD lindën dy parti që nuk lanë asnjë shenjë në historinë e politikës shqiptare. Ishte Partia e Djathtë Demokratike e drejtuar nga Petrit Kalakula dhe “Rimëkëmbja Kombëtare” e drejtuar nga Abdi Baleta. Të dy këto personazhe ishin konsideruar si pjesa e ekstremit të djathtë në PD dhe që kishin kontribuar fort në ndihmë të Berishës për të përjashtuar mocionistët e vitit 1992. Kalakula e Baleta e panë veten shpejt jashtë vëmendjes së Berishës pasi kishin kryer misionin dhe u detyruan të largohen për të themeluar partitë e tyre, të cilat e mbyllën shpejt aktivitetin e tyre pa lënë asnjë gjurmë.

Lëvizja për Demokraci e Dashamir Shehit

Pas ngjarjeve të vitit 1997 prej nga Partia Demokratike doli e dërrmuar, pati edhe një shkëputje të disa ish-drejtuesve të rëndësishëm të kësaj partie. Në krye të tyre ishte Dashamir Shehi, të cilit u duk se iu bashkua edhe Genc Ruli, i cili ishte larguar më herët nga Partia Demokratike. Lëvizja për Demokraci nuk zgjati shumë kohë pasi Dashamir Shehu u vendos në krye të LZHK-së.

Reformatorët e Genc Pollos

Në Kuvendin Kombëtar të vitit 1999, në garën për postin e kryetarit të partisë u përfshi nënkryetari i PD-së, Genc Pollo. Nuk ishte një kandidaturë për hir të plotësimit të numrit në garë, por një kandidaturë reale. Genc Pollo kishte vendosur të përballej me liderin e fortë me shpresën për ta mundur atë në garën për postin e kryetarit. Nuk ishin në kushte të barabarta. Forumet drejtuese të partisë dominoheshin nga kryetari Berisha dhe kjo sigurisht që do të ndikonte në këtë garë.

Ndërkohë rreth Pollos ishin mbledhur një grup i konsiderueshëm deputetësh dhe anëtarë të forumeve drejtuese të partisë. Por ata nuk ishin mjaftueshëm në numër dhe në influencë për të mundur Berishën. Genc Pollo u tërhoq nga gara në momentin e fundit duke e akuzuar Berishën për një garë të pabarabartë.

Pas shumë përplasjesh Genc Pollo me një grup deputetësh demokratë themeluan partinë e tyre, “Partinë Demokrate të Re”. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, PDR konkurroi e vetme dhe u përfaqësua në Kuvend me një grup deputetësh.

FRD e Bamir Topit

Në shtator 2012 u themelua Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi. Kishte qenë dy herë nënkryetar i Partisë Demokratike, kryetar i grupit parlamentar të saj dhe një ndër drejtuesit politikë më të rëndësishëm të kësaj partie. Ishte numri dy pas Berishës. Bamir Topi u zgjodh president në verën e vitit 2007. Pas ndryshimeve në Kushtetutë, ku iu hoqën kompetencat presidentit, Bamir Topi nisi të kthehet në një prej kundërshtarëve më të fortë të Berishës dhe PD-së. Pas përfundimit të mandatit si president, ai themeloi FRD, me të cilën nuk ia ka dalë të hyjë në parlament. Mbeti në përmasat e një partie me elektorat të vogël, gjë që e detyroi të bëhej aleat me Edi Ramën e PS-së, në krah krejt të kundërt me origjinën e tij politike.

Historia e ndarjes duket se po përsëritet. Lulzim Basha në krye të PD-së pësoi humbjen dramatike të 25 qershorit dhe kundërshtarët e tij e bëjnë fajtor për humbjen. Ngjashëm ka ndodhur me mocionistët në vitin 1992. Natyrisht ka dallime mes dy kohëve sepse PD e vitit 1992 kishte më pak se dy vite jetë, mocionistët kishin tjetër peshë sepse nuk kishin mëkate mbi kurriz ndërsa këta të sotmit kanë një histori të përbashkët me PD-në në suksese e dështime. Janë po ato personazhe politike që rikthehen sërish në pozicionet e rebelit brenda partisë dhe kërkojnë demokracinë e munguar prej 27 vitesh. E kërkojnë nga Lulzim Basha atë që nga Berisha nuk e morën dot kurrë./Luljeta Progni. Mapo

Next Post
Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti së bashku në një film për ngjarjet e vitit 1997

Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti së bashku në një film për ngjarjet e vitit 1997

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In