• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj satirizon Asamblenë e PS-së: Nga “mjekrat” që imitojnë shefin te ministrushet që adhurojnë liderin…

by Java News
07/05/2022 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Socialistet u mblodhen sot në Asamble. Si gjithmonë ardhja e Liderit ishte një feste e madhe. U gezua i madh e i vogel. Ulsiu , Dritani dhe Alketi ishin vënë në  rradhe me mjekrat e tyre të krehura e të rritura me kersherinë se kush i ngjet më dukshem dhe me shpresen që i gjati do ti keqyrte me endje keta dishepuj , të rritur permes betejash politike dhe intelektuale.

Klosi i cili ka kohe që se rruan mjekrren e ka ënde të padenjë per konkurs dhe ishte fshehur menjanë. Ditmiri i cili është në faze delikate rikuperimi u perpoq  të mos binte në sy dhe ja doli. I perunjur hyri, i heshtur ja mbathi ,ja ka parë sherrin mjaftueshem zhurmes dhe vemendjes. Zevendesi i Rames  Ben Ahmetaj i cili ishte informuar që Kryeministri do mbante një fjalim kunder Spakut që të mos kishte konflikt interesi dhe mos të shnderrohej në rezervuar që mbledh shikime vendosi ta ndiqte nga televizori. Neper dhomë bënte vara vinga e fliste me vete ” kupa me kap kupa pa kap dreqi të hengert o i mallkuar Spak”

! Damua  para se të merrte fjalë kendonte me zor e ultazi ” gomarica vjen verdallë herë sjell qumesht herë llallë! Qerrata e shkuar qerratait  duke parë në ç’ kohra të turbullta jetojme , nën stres qe po merrte dhe vemendjen e Ahmetajt i ra shkurt si lexoi vetë të gjitha por i ndau pergjeqesitë me Blerinen.

Ministreshat si ministreshat plot nur, hare e perkushtim kujdeseshin për më të moshuarit ! Muzhaqi me Bilalin shperndanin ujë me kanë dhe kafe me tabaka. Majko pak si i habitur i ringjallur “së vdekurish” u buzeqesh të gjithve me embelsi si per tu thënë

“Mos u ngrys prej dëshpërimit

Nëse jeta të gënjen,

Hesht në ditën e mundimit

Rishtaz ditë e gazit vjen.

 

Zemra me të ardhmen rron,

Nga e sotmja shqetësohet,

Kur gjithçka papritur shkon

Për të shkuarën mallohet.

 

Dhe zemra rrek e ngazëlluar

Sepse për të u ngjallën sot

Hyjni e vjershë e frymëzuar

Dhe jetë e dashuri e lot.”

 

Niko i rrethuar nga gratë e partisë ndihej si i bekuar dhe ju thoshte “eh moj shoqeni çdo ishim ne pa Edi Ramem!? Në moshë të dashurisë kur mbusha 30 vjeç unë ende do shisja rroba të marra në kurbet”! Shqiperia s’do kishte “akademine e barinjve dhe librin e blegtorve pa të” klithi Krifca dhe u skuq lehtazi në molleza! Po mi po por ato monopolet shiko ti në bujqesi u degjua zëri i Braçes si pickim grerëze. As Butrinti nuk do të dilte në selamet tha  Ikonomi ndersa Margeriti ktheu koken menjanjë gjithë avashllek e pertesë. Evis Kushi nuk u ndie po psheretiu lehtë aq se nuk u kuptua në qe psheretime merzie apo pasthirrme gezimi. Në kalanë e Elbasanit e kanë mesuar që të “mos bëjë ish pa patur pula”! Mimi mendonte ” dhe lis bota kish nderrruar” me 29 vota në çante keqyrte idhtazi të parin që mbi zulmen presidenciale hodhi akull nga podium i kuvendit. Sapo Lideri u ngjit në foltore hija e zeze ra mbi sallë. As mizë as nerv nuk levizte pos ca pika djerse  nga kokat e kryetarve të bashkive që binin si mjalti nga anë e kosheres. Dvoranin nëse ndokush ja ka propozuar për President e holli në arenë që ta bëjnë copash të uruarin dhe ai të lajë duart me bash rakie.

Mbi Spakun gjemoi e sokelliu siç di ai , si zë i eperm e sovran që gjykon drejtësinë, popullin, partinë dhe opoziten. E ndau me ritmin e një rrote mulliri të miren nga e keqja, të shkuaren nga e ardhmja. Komisioni që ishte ngarkuar për të ndertuar identikitin e Presidentit ndihej si i pushuar nga puna pas diteve të lodhshme neper Shqiperi duke kuvenduar me amvisa , bujq , peshkatarë, mesues , studente, veteranë  e të tjerë.

Mbledhja mbaroi. Tao me Gramozin iken të hanë ” kërmë”  për dreke dhe nuk dukeshin të merzitur, shumë shumë ndienin nostalgji  paradhënie per Ahmetajn e Damon.

Lindita iku në shtepi me parimin “gjithçka që nuk thua qar e ke” ! Elisa me solemnitet të palexueshem  e percolli gjithë atë zallamahi. Klotilda buzeqeshte  pa pertesë para dhe pas. Klosi me xhymertllek ftoi  Manastirliun Krifcen   dhe Etilden per një akullore  që embelsia të kthehej mbi gjyryket e tharë.  Etildes rrezet e diellit po i shkrinin akulloren në tas por  jo melankolinë që ajo furi i shkaktoi. Nderkohë  karvani kryeministror me bori e zyrna kaloi atypari dhe faji ra mbi ta si tis.

Next Post
Sheshi i Kuq/ Putin po bën “provat gjenerale” për Ditën e Fitores, nxjerr bombat termonukleare…

Sheshi i Kuq/ Putin po bën “provat gjenerale” për Ditën e Fitores, nxjerr bombat termonukleare...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In