• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

by A R
27/08/2026 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrew dhe Tristan Tate, të njohur për jetën luksoze që shfaqnin në rrjetet sociale, tashmë po përballen me një realitet krejt tjetër në një burg federal në Miami, ku po mbahen në pritje të një kërkese për ekstradim nga Britania e Madhe.

Në videot e tyre, vëllezërit Tate shfaqnin makina sportive, para, orë të shtrenjta dhe darka në restorante luksoze. Sot, panorama është krejt ndryshe. Në burgun federal ku ndodhen, vëllezërit blejnë ushqime të thjeshta si Doritos me shije djegëse dhe të ëmbël, çokollata Snickers, supë ramen, Twix, kafe kolumbiane dhe shkopinj me mish gjeli dhe djathë zviceran. Listat e blerjeve të tyre janë bërë publike nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Jugor të Floridës.

Ushqimi duket se nuk i mjafton Tristanit. Avokati i tij ka publikuar në rrjetet sociale një shënim të shkruar me dorë nga i burgosuri, ku ai shkruante ndër të tjera: “Jam i uritur”. Për vite me radhë, vëllezërit Tate ndërtuan një imazh të pasurisë së jashtëzakonshme. Ata shfaqnin makina luksoze, shuma të mëdha parash, orë të shtrenjta dhe darka në restorante ekskluzive. Por avokatët e tyre kanë pranuar së fundmi se një pjesë e këtij imazhi ishte krijuar për qëllime biznesi.

Sipas dokumenteve të gjykatës, makinat Aston Martin dhe Bugatti që Tristan shfaqte në videot e tij nuk ishin në pronësi të vëllezërve, por ishin marrë me qira. Avokatët kanë thënë gjithashtu se ata ishin paguar për të promovuar një superjaht që në rrjetet sociale ishte paraqitur si pronë e tyre.

Andrew Tate, 39 vjeç, është një nga figurat më të njohura të të ashtuquajturës “manosferë”, një hapësirë online ku promovohen ide për dominimin e burrave dhe nënshtrimin e grave. Edhe vëllai i tij Tristan, 38 vjeç, ka ndërtuar një audiencë të madhe me përmbajtje të ngjashme.

Për vite, ata krijuan përshtypjen se ligjet dhe rregullat nuk zbatoheshin për ta, ndërsa problemet e tyre ligjore shtoheshin në Britani, Rumani dhe SHBA. Ky imazh ndryshoi më 18 korrik, kur marshallët amerikanë arrestuan vëllezërit jashtë një ndeshjeje boksi në Miami, pas një kërkese për ekstradim nga autoritetet britanike.

Të dy përballen në Britani me gjithsej 59 akuza, përfshirë përdhunim dhe trafikim njerëzish. Andrew Tate përballet me 42 akuza, ndërsa Tristan Tate me 17. Në rastin e Andrew përfshihen edhe akuza për krijim ose shpërndarje të imazheve të pahijshme të fëmijëve dhe posedim të materialeve pornografike ekstreme.

Asnjëri prej tyre nuk është deklaruar ende zyrtarisht para gjykatës për akuzat, por të dy kanë mohuar vazhdimisht çdo shkelje. Andrew i ka cilësuar veten dhe vëllain e tij si “burra shumë të pafajshëm”. Në një çështje të veçantë në Rumani, vëllezërit përballen me akuza për trafikim njerëzish dhe krijim të një grupi të organizuar kriminal me qëllim shfrytëzimin seksual të grave. Edhe këto akuza ata i kanë mohuar.

Prokurorët britanikë kanë afat deri më 16 shtator për t’i dorëzuar SHBA-së kërkesën zyrtare për ekstradimin dhe materialet mbështetëse për të gjitha 59 akuzat. Ato lidhen me vepra që dyshohet se janë kryer në Angli gjatë periudhës 2010-2017.

Avokati i vëllezërve, Joe McBride, i ka cilësuar akuzat shtesë si “shpifje dhe baltë”, duke këmbëngulur se klientët e tij janë të pafajshëm. Ai ka thënë gjithashtu se do ta kundërshtojë ekstradimin dhe e ka cilësuar çështjen si të motivuar politikisht.

Ndërkohë, vëllezërit po qëndrojnë në Qendrën Federale të Paraburgimit në qendër të Miamit, një ndërtesë betoni me dritare të ngushta. Të paraburgosurit kanë ngritur prej kohësh shqetësime për kushtet në këtë institucion, përfshirë problemet me sistemin e ajrit të kondicionuar dhe furnizimin me ujë.

Byroja e Burgjeve tha në fillim të këtij muaji se kishte riparuar një defekt në sistemin e ftohjes, pasi të paraburgosurit kishin raportuar mungesë të ajrit të kondicionuar gjatë ditëve më të nxehta të Miamit. Pavarësisht ndalimit të telefonave celularë në burg, llogaria e Andrew Tate në X ka vazhduar të jetë aktive. Avokatët e tij kanë thënë se bëhet fjalë për një llogari biznesi, e cila menaxhohet nga ekipi i tij.

Në disa postime, Andrew ka përshkruar netët në burg si një skenë filmi horror. Ai ka folur për një “ulërimë demonike” që vinte nga një qeli aty pranë dhe ka pretenduar se një nga të burgosurit pranë tij ishte “kanibal që bërtet gjatë gjithë natës”.

Edhe veshja e tyre ka ndryshuar ndjeshëm. Në videot e tyre, vëllezërit shfaqeshin me kostume të qepura, ora luksoze dhe këpucë të shtrenjta. Pas arrestimit, ata u shfaqën në gjykatë me uniforma të thjeshta ngjyrë bezhë të burgut, me pranga në duar dhe në këmbë.

Andrew Tate and Tristan Tate are escorted by police officers outside the headquarters of the Directorate for Investigating Organized Crime and Terrorism in Bucharest (DIICOT) after being detained for 24 hours, in Bucharest, Romania, December 29, 2022. Inquam Photos/Octav Ganea via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. ROMANIA OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN ROMANIA

Andrew është ankuar gjithashtu për vendosjen e tij në një sektor të veçantë të burgut, të cilin e ka përshkruar si një nga kushtet më të këqija të paraburgimit. Avokati i tij ka thënë se vëllezërit nuk kanë akses të mjaftueshëm në dritën e diellit dhe ka kërkuar që ata të zhvendosen në sektorin e përgjithshëm.

Edhe pse mbahen në qeli të ndara, ata nuk janë plotësisht të izoluar nga njëri-tjetri. Avokati McBride ka thënë se Andrew dhe Tristan takohen rregullisht për shkak të ekipit të përbashkët ligjor dhe marrin pjesë në takime për çështjen e tyre, që ndonjëherë zgjasin deri në pesë orë.

Zyra e Prokurorit të SHBA-së i ka kundërshtuar pretendimet e tyre për kushtet në burg, duke thënë se “ndonëse FDC Miami nuk është një Marriott, kushtet e izolimit të Tates janë të arsyeshme, kushtetuese dhe brenda kompetencave të Byrosë së Burgjeve”.

Vëllezërit Tate pritet të dalin sërish para gjykatës federale të enjten, ku gjyqtarja Lauren Louis pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre për lirim me kusht, ndërsa ata kundërshtojnë ekstradimin drejt Britanisë së Madhe.

Next Post
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

"Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës", propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

August 27, 2026

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com